Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot nga policia e Elbasanit.
Nga operacioni në bashkëpunim me Interpol Tirana ra në pranga Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në vendin fqinj ai është dënuar me 14 vite burg për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /Opinion.al