Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orban kërkon ‘kurban’, fajëson emigrantët dhe Sorosin për koronavirusin

2020/03/18 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Orban kërkon ‘kurban’, fajëson emigrantët dhe Sorosin për koronavirusin

Një pandemi, kjo po bëhet e qartë këto ditë, po i vë në provë vlerat demokratike dhe humaniste. Prandaj, politikanët qeveritarë në të gjithë Evropën janë veçanërisht të kujdesshëm në deklaratat e tyre. Nga njëra anë, ata bëjnë thirrje për mirëkuptim, kur të drejtat themelore siç është lëvizja e lirë e personave duhet të kufizohen përkohësisht dhe Evropa të vetëizolohet, nga ana tjetër ata theksojnë rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit. Këtu mund të luajë një rol kujdesi për të mos shtuar pasigurinë e përgjithshme.


Ndryshe paraqitet gjendja aktualisht në Hungari. Atje, kryeministri Viktor Orbán, qeveria e tij dhe analistët e tyre po kërkojnë kurbanë për pandeminë e virusit Corona: sipas deklaratave të tyre, fajtorët për përhapjen e virusit në Hungari dhe gjetkë janë migrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës liberale dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje George Soros dhe gjoja rrjeti i tij. Që javën e kaluar, gjatë një video-konference me krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán tha se ekziston një lidhje e qartë midis migrimit të paligjshëm dhe epidemisë së Coronas, pasi shumë migrantë kanë ardhur përmes Iranit, një nga vatrat kryesore të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse Hungaria mbylli zonat e tranzitit për refugjatët në kufirin me Serbinë.

Të premten e kaluar Orbáni shkoi edhe më tej në intervistën e tij të përjavshme me radion shtetërore Kossuth-Rádió dhe foli për një “luftë me dy fronte”, në të cilën ndodhet Hungaria: “Nga njëra anë është fronti i quajtur migrim dhe nga ana tjetër fronti i epidemisë Corona”, tha Orbáni. Universitetet e vendit u mbyllën, sepse kishte shumë studentë të huaj, tha ai. “Sipas përvojës sonë,” tha Orbán, “ishin kryesisht të huajt që sollën epideminë në Hungari, dhe ajo përhapet edhe tek të huajt, dhe në Hungari, njerëzit në përgjithësi nuk e dinë këtë, ka disa dhjetëra mijëra studentë të huaj”.

Media e drejtuar nga qeveria kishte raportuar më parë për dy studentë iranianë, testet e të cilëve rezultuan pozitive për virusin Corona, të cilët, menjëherë pas kësaj u dëbuan për mosrespektimin e rregullave të karantinës. Zyrtarët hungarezë thanë se gjoja ata kishin ngritur krye kundër rregullave në objektin e karantinës. Kjo nuk ishte e verifikueshme, gazetarët e pavarur nuk mundën të flasin me studentët. “Fatkeqësisht, qeveria hungareze ka vazhduar stilin e saj të komunikimit të dhjetë viteve të kaluara edhe në krizën aktuale,” i thotë DW Áron Demeter, drejtori i programit të Amnesty International Hungaria. “Kërkohen armiq dhe të tjerët shpallen fajtorë në vend që të mendohet për përgjegjësinë vetjake.”

Zëdhënësi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të George Soros (OSF), Csaba Csontos, e kritikon për DW retorikën e qeverisë hungareze. “Fatkeqësisht, edhe në krizën aktuale të Coronas, ajo nuk heq dot dorë nga lidhja e problemeve me migracionin.” Politologu Péter Krekó nga Instituti i Kapitalit Politik në Budapest i tha DW se një arsye për kërkimin e kurbaneve nga qeveria hungareze dhe media e saj është gjendja e dobët e shëndetësisë dhe e arsimit në vend. “Gjatë gjithë mandatit të Viktor Orbánit si kryeministër, kriza aktuale është sfida më e madhe për të,” tha Krekó, “sepse shëndetësia dhe arsimi janë fushat që kanë vuajtur më shumë nga politika fiskale kufizuese e qeverisë.” Qeveria është e shqetësuar se pakënaqësia me sistemin shëndetësor do të ketë pasoja politike, kështu që tani po kërkon fajtorë për të shpërqendruar vëmendjen, tha politologu.

Me të vërtetë, shqetësimi në lidhje me menaxhimin e krizave të qeverisë hungareze po rritet. Politikanët e opozitës kritikuan se Viktor Orbáni nuk e kuptoi në kohën e duhur seriozitetin e situatës, për shembull shkollat i mbylli shumë vonë. Kreu i Dhomës së Mjekëve të Hungarisë (MOK) Gyula Kincses, nga ana e tij, u ankua se mjekët dhe stafi mjekësor nuk kanë veshje të posaçme mbrojtëse në dispozicion, kështu që trajtimi për pacientët Covid-19 mund të pësojë kolaps. Qeveria e mohoi këtë dhe përshkroi deklaratat si “aksion politik” të opozitës. “Fatkeqësisht, qeveria i nuk sheh as opozitën dhe as shoqatat e fushës si partnerë,” i tha András Fekete-Györ, kreu i partisë opozitare Momentum, DW. “Kjo qasje, domethënë fakti që të gjithë ata që kritikojnë, shihen si armiq, e vështirëson menaxhimin e krizave.” / DW



Ju sugjerojmë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Koronavirusi/ Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

Koronavirusi/ Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

Qeveria publikon masat e reja, cilat janë ambientet që do të mbyllen

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi “nuk ndal” artin

Koronavirusi "nuk ndal" artin
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com