Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët e bllokuar në kufij, Bushati: T’i kthejmë në shtëpi

2020/03/16 at 8:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza/ Ditmir Bushati mesazh politikës më fjalët e Isamil Qemalit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se të gjithë shqiptarët që në momentin e bllokimit të kufijve kanë qenë në dogana ose aeroporte, duhet të ndihmohen që të kthehen në shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati kërkon bashkëpunimin e të gjithve për idendtifikim e tyre dhe që të mund të ndihmohen për tu rikthyer në vend.

Ish-ministri shton se në këtë proces do të japin ndihmën e tyre edhe autoritetet e Bashkimit Europian.

Reagimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Të dashur bashkëatdhetarë,
Jemi të gjithë sot në një situatë të paprecedentë sepse e tillë është vetë natyra e kësaj Pandemie që s’njeh kufij dhe që ka detyruar e po detyron një e nga një shtetet t’i mbyllin ato.

Masat e ndërmarra janë të domosdoshme megjithëse kanë shkaktuar vështirësi në funksionimin e rrjedhës normale të jetës. Jeta, shëndeti dhe siguria e çdo qytetari ka përparësi absolute.

Por besoj se krahas masave shtrënguese të pashmangshme, duhet të gjejmë edhe mjete e mënyra për të ndihmuar çdo bashkëatdhetar, aty ku janë mundësitë.

E kam fjalën pikërisht për ato qindra qytetarë shqiptarë që kjo situatë i gjeti në befasi jashtë vendit. Dikë në udhëtim në kufijtë kohor të qëndrimit të lejuar brenda zonës Schengen, dikë për trajtim mjekësor e dikë tjetër për qëllime studimi. Këta qytetarë me të drejtë kërkojnë të kthehen një orë e më parë në Shqipëri pranë familjeve të tyre.

Në kushtet kur kthimi në atdhe duket një mision i pamundur, është i nevojshëm informimi i tyre, qartësimi i procedurave dhe rrugëve që mundëson kthimin e tyre në atdhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare për situata të tilla.

Po kështu, duhet kërkuar ndihma e Komisionit Europian dhe Vendeve Anëtare të BE-së që askush prej shetatasve shqiptar të mos penalizohet në rastet e tejkalimit të periudhës 90 ditore në zonën Schengen.

Ne nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjas kjo situatë. Por, duhet të evidentojmë rastet e bashkëatdhetarëve të mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të kësaj situate dhe përmes bashkëpunimit ndërshtetëror të sigurojmë një kalim të sigurtë që mundëson kthimin e qytetarëve në atdhe.

Me kurajë, ndërgjegjësim e solidaritet do ta kalojmë edhe këtë situatë!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit në SHBA

Nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit në SHBA

Koronavirusi vendos Francën në gjendje lufte, Macron njofton masat e reja

Koronavirusi vendos Francën në gjendje lufte, Macron njofton masat e reja

Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për koronavirusin

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com