Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha lë mënjanë batutat: Mos kursehemi para jetës së njerëzve

2020/03/16 at 1:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha publikon propozimet e PD për koronavirusin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë edhe njëherë qeverisë thirrje për të ndërmarrë sa më shpejtë masa ekonomike për për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të cilat po goditen rëndë nga situtata e koronavirusit.


Në fokusin e propozimeve të PD janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia thotë Basha ndërsa shton se ato bazohen në dy parime: ““Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë””.

Ai pyet qeverinë se si do të paguajnë qytetarët dhe bizneset taksat nëqoftëse nuk punojnë. Basha i kërkon edhe njëherë qeverisë anulimin e koncesioneve PPP dhe kalimin e fondeve për masat fiskale.

Rreagimi i Lulzim Bashës

Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë.

Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam patur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia.

Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.

Sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Para
Koronavirusi, qytetarët nuk marrin pakot nga Kina

Pensionet në shtëpi, Posta vë dy numra në dispozicion për informacione

Manastirliu: 2268 persona i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë

Manastirliu: 2268 persona i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë

Koronavirusi, Rama:Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet me Italinë e…

Rama me dorë të hekurt: Ndalohet lëvizja pas orës 18:00, gjoba këmbësorëve
















TE FUNDIT

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
21 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale —...

Lexo më shumë

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
21 Qershor, 2025

Pak orë para diskutimit në Asamblenë Parlamentare të KiE të raportit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Klan News...

Lexo më shumë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
21 Qershor, 2025

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në...

Lexo më shumë

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
21 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit dhe Izraeli sa vijnë e bëhen më të ashpra, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com