Dy kandidatët e fundit demokratë për president të Shteteve të Bashkuara, ish-zv.presidenti Joe Biden dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders kanë zhvilluar një debat të nxhetë, në një kohe që bota po përjeton një epidemi të panjohur.
Në një studio televizive të CNN në Uashington, ku nuk kishte ketë asnjë person të pranishëm, debati u përqendrua tek koronavirusi, që për momentin ka shkaktuar rreth 3500 të infektuar dhe 65 të vdekur në territorin amerikan.
Biden foli në “petkun” e një presidenti, duke thënë se po të ishte në Shtëpinë e Bardhë do të kishte një qasje agresive ndaj masave shëndetësore, me krijimin e dhjetëra qendrave testimi në çdo shtet amerikan dhe ndërtimin e spitaleve të reja posacërisht për virusin.
Nga ana tjetër, Sanders u përqendrua në pasojat e mëvonshme sociale, ku sipas tij “gjysma e popullatës është në rrezik, nga momenti që jeton vetëm me rrogën që merr”, dhe rikujtoi idenë tij kryesore të “Healthcare-for-all”, pra shërbimit shëndetësor falas për të gjithë./Opinion.al