Bilanc tragjik nga koronavirusi në Itali.
Sipas të dhënave të përditësuara nga vendi fqinj, numri i viktimave ka shkuar në 1266, që do të thotë se 250 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve.
Po kështu raportohet se numri i të infektuarve ka arritur në 14955 persona, 2116 raste më shumë se ditën e djeshme.
Kujtojmë se në Itali janë ndaluar të gjitha lëvizjet dhe vendi është i gjithi në karantinë. Nga ana tjetër, OBSH-ja shpalli koronavirusin një pandemi globale. /Opinion.al