Presidentja e re e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou u betua për një mandat 5 vjeçar.
Sakellaropoulou është e para femër në këtë detyrë në shtetin fqinj. Ajo ka qenë më herët drejtuese e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës Adminstrative dhe do të zëvendësojë në krye të shtetit grek Prokopis Pavlopoulos.
Në ceremoninë e betimit të 64 vjeçares morën pjesë një numër i vogël deputetësh dhe nuk u përfshi as shtrëngimi i duarve mes të pranishmëve.
Ndryshe nga zakonisht, u anuluan festimet në rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi./Opinion.al