Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrel i kërkon Kurtit heqjen e plotë të tarifave me Serbinë

2020/03/13 at 10:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrel i kërkon Kurtit heqjen e plotë të tarifave me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka pranuar një letër nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Siç njofton Zyra për Komunikim e Kurtit, Borrell në letrën e tij është shprehur i kënaqur me kryeministrin, që, siç ka thënë, “marrëdhënien me BE-në e ka vënë si punë të tijën kryesore”.

“Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj për vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Borrell.

Ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare “besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve është i domosdoshëm dhe urgjent” dhe se “do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”.

“Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve”, ka thënë mes tjerash Borrell.

Kosova u ka vënë tarifë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit 2018.

Ditë më parë, Kurti ka shpalosur planin e tij për heqjen graduale të kësaj tarife.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar heqjen e plotë të saj.

Ka pasur edhe paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova, për shkak të mungesës së një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e plotë të tarifës.

Tarifa ka bërë që edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ndërpritet qysh në fund të vitit 2018.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e tarifës. Kosova kërkon që Serbia të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së saj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Rubio: SHBA po punon për të siguruar paqen, Gaza do demilitarizohet

24 Tetor, 2025 4:38 pm
OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara
Bota

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

24 Tetor, 2025 3:54 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA
Sport

“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA

24 Tetor, 2025 3:14 pm
Para
Masat për koronavirusin, Drejtori i Qarkullimit Rrugor jep detaje

Masat për koronavirusin, Drejtori i Qarkullimit Rrugor jep detaje

Masat për koronavirusin/ Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Masat për koronavirusin/ Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Basha dhe Meta mesazhe mirënjohjeje për punonjësit e shëndetësisë

Basha dhe Meta mesazhe mirënjohjeje për punonjësit e shëndetësisë

TE FUNDIT

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Messi rinovon kontratën me Inter Miami
24 Tetor, 2025

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh,...

Lexo më shumë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
24 Tetor, 2025

Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com