Një ditë pasi kishte vendosur t’i zhvillonte ndeshjet pa tifozë, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin e pezullimit të La Liga-s.
Po ashtu do të pezullohen edhe ndeshjet e futbollit në kategorinë e dytë dhe në ligat inferiore në Spanjë.
Ky vendim drastik vjen si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Deri tani, në Spanjë janë konfirmuar mbi 2200 raste me koronavirus, nga të cilët 55 persona kanë ndërruar jetë./Opinion.al