Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë vendosur pezullimin e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Nga efektet e këtij pezullimi përjashtohen veprimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, si seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, ato ku janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre, e kërkojnë shprehimisht të vijohet me shqyrtimin.
Kohëzgjatja e pezullimit do të jetë dy javore, deri në një njoftim të dytë./Opinion.al