Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku: Nga sot ndërpriten lundrimet dhe fluturimet me Italinë

2020/03/10 at 12:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i transportit, Balluku: Vetëm për udhëtarët, jo për mallrat

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar gjatë një komunikimi me mediat, se sot ndërpriten fluturimet dhe lundrimet Shqipëri- Itali dhe anasjelltas.


Balluku bën me dije se nëse Italia kërkon që të tërheqë qytetarë me nënshtetësi italiane apo nënshtetësi të tjera nga Shqipëria atëherë duhet të dërgojë avionë apo tragete bosh.

Por udhëtimet drejt Italisë, nuk kufizohen për mallrat. Ministrja Balluku tha se të gjitha anijet tregtare apo fluturimet për mallra, nuk do të ndalohen, dhe personeli do të kontrollohet nga mjekët në porte apo aeroport.

Balluku i bëri apel të gjitha agjencive ajrore që të zhvendosin datat e fluturimit dhe lundrimit për pasagjerët që i kanë prerë bileta. Po ashtu, ministrja i bëri apel qytetarëve që të përdorin shërbimet online dhe të mos shkojnë në sportele.

“Avioni i fundit është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë të cilët janë regjistruar nga grupet e Ministrisë së Shëndetësisë në aeroportin e Rinasit, për t’u kontrolluar edhe në ditët në vijim pasi u kërkohet auto-karantinimi. Avioni tjetër është nisur në 11.40 drejt Romës, dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet.  Në rastet kur autoritetet italiane do të vendosin për të tërhequr nënshtetasit e tyre nga Shqipëria, apo edhe pasagjerë të tjerë që kërkojnë të shkojnë drejt Italisë, do të jetë e mundur vetëm nëse avionët do të vijnë në Shqipëri pa pasagjerë, pra që vijnë boshë nga Italia. Pasagjerë nga Italia përmes ajrit nuk do të lejohet më të vijnë në Shqipëri. Dhe avionët bosh që vijnë nga Italia mund të marrin pasagjerë italianë nga vendi ynë për t’i dërguar në Itali. Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Vlora dhe nga Durrësi, Vlorë-Bindisi dhe Durrës-Bari, me pasagjerë që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari nga të dyja portet, nuk do të ketë udhëtime të tjera në drejtim të Barit apo të Brindisit. Edhe në rastin e transportit detar, nëse autoritetet italiane do të jenë të interesuara të dërgojnë anije bosh nga Italia për të tërhequr pasagjerë, ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim. Të gjitha anijet tregtare që kanë si objekt tregtimin e mallrave, nuk kanë asnjë bllokim, do nisen nga portet tona dhe do vijnë nga portet e Italisë në Shqipëri. Personeli do jenë të kontrolluar nga stafet e Ministrisë së Shëndetësisë në Durrës dhe Vlorë. E njëjta vlefshmëri qëndron edhe për transportin ajror të mallrave, i cili nuk është i bllokuar.Është e patolerueshme për kushtet e sigurisë në të cilat ndodhemi për të parandaluar infektimin komunitar, që të paraqiteni në sportele. Drejtojuni shërbimit online.E kemi bërë një plan sot gjatë paradites, gjatë ditës do kemi një njoftim tjetër, orareve që do të ketë lëvizje, por jemi duke marrë edhe një masë për transportin ndërqytetas, që është më i vështirë për t’u ndaluar”, tha ministrja Balluku./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP: Jemi në gjendje ta përballojmë situatën

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP: Jemi në gjendje ta përballojmë situatën
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com