Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familjet e arsimuara shpenzojnë dyfish më shumë në muaj se ato pa arsim

2020/03/10 at 8:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Familjet e arsimuara shpenzojnë dyfish më shumë në muaj se ato pa arsim

Padyshim që shpenzimet e familjes lidhen ngushtë me të ardhurat që siguron familjarët, dhe sigurisht që ato janë më të larta kur kryefamiljari është me arsim të lartë.


Familjet fierake, të cilat kishin kryefamiljarin me shkollë të lartë, regjistruan shpenzimet më të larta në vend. Sipas të dhënave të INSTAT një familje, anëtarët e së cilës janë me arsim të lartë shpenzuan mesatarisht 117 mijë lekë në muaj, duke tejkaluar kështu edhe shpenzimet e familjeve të Tiranës.

Në të gjithë vendin, familjet e kryefamiljarëve me arsim të lartë shpenzuan mesatarisht 105 mijë lekë në muaj.

Këtë mesatare të shpenzimeve e kapërcyen vetëm familjet në Fier dhe Tiranë. Shpenzimet e këtyre të fundit përllogariten të jenë 110 mijë lekë, apo rreth 6700 lekë më pak se ato në Fier.

Ndërsa shpenzimet më të ulëta të familjeve me kryefamiljarin me arsim të lartë janë regjistruar në Kukës, qarku me i varfër i vendit, ku sipas të dhënave të INSTAT ato nuk i kalonin 77 mijë lekë.

Të paarsimuarit në Vlorë shpenzuan më pak

Nga ana tjetër shpenzimet më të ulëta te familjet me kryefamiljarin me arsim 8/9 vjeçar janë shënuar në Vlorë, me shpenzime jo më të larta se 56 mijë lekë në muaj. Gjithashtu qarku i Vlorës ka shënuar hendekun më të gjerë midis familjeve me arsim të lartë dhe atyre me arsim të ulët, me një diferencë prej 84%. Familja e një kryefamiljari me arsim të lartë shpenzoi mesatarisht 104 mijë lekë në muaj.

Kukësi dhe Berati me hendekun më të ulët

Ndryshe nga Vlora, familjet në Kukës dhe Berat kanë shënuar diferencën më të ulët të shpenzimeve midis familjeve më kryefamiljar me arsim të lartë dhe të ulët.

Shpenzimet midis tyre në Kukës shënuan një diferencë prej vetëm 18%, ndërsa në Berat 24%. Familja e një kryefamiljari me arsim të ulët shpenzoi mesatarisht 69.9 mijë lekë në muaj ndërsa familja me kryefamiljarin më arsim të lartë shpenzoi jo më shumë se 89 mijë lekë.

Familjet beratase me kryefamiljarin me arsim të ulët regjistruan shpenzimet më të larta pas atyre të Tiranës.

Në Shqipëri diferenca midis këtyre dy tipologjive të familjeve në shpenzimet e tyre mujore ishte 64%. Pra një familje me kryefamiljarin e arsimuar shpenzon mesatarisht dy herë më shumë./ Burimi: Monitor

 



Ju sugjerojmë

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
Bota

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

15 Korrik, 2025 12:07 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

15 Korrik, 2025 12:01 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

15 Korrik, 2025 11:53 am
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Aktualitet

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

15 Korrik, 2025 11:51 am
Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë
Aktualitet

Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë

15 Korrik, 2025 11:46 am
Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar
Aktualitet

Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar

15 Korrik, 2025 11:39 am
“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi

15 Korrik, 2025 11:36 am
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

15 Korrik, 2025 11:23 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Koplik/ Po punonte për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht 55 vjeçari

15 Korrik, 2025 11:11 am
Para
SHBA-ja kundërshton krijimin e qeverisë paralele në Afganistan

SHBA-ja kundërshton krijimin e qeverisë paralele në Afganistan

Trump nuk ka frikë, “refuzon” testet për koronavirus

Trump nuk ka frikë, “refuzon” testet për koronavirus

Koronavirusi/Braçe për të infektuarin e 6: Vizitoi dajën në Milano, por…

Koronavirusi/Braçe për të infektuarin e 6: Vizitoi dajën në Milano, por...
















TE FUNDIT

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
15 Korrik, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
15 Korrik, 2025

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
15 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Bradashesh, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
15 Korrik, 2025

Dorëheqje edhe në bashkinë e Vaut të Dejës. Siç raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, pas mbledhjes së kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com