Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ “Mbyllet” Lombardia dhe 14 provinca në Itali, nuk lejohen…

2020/03/08 at 8:27 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ “Mbyllet” Lombardia dhe 14 provinca në Itali, nuk lejohen…

Mbi 230 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa rreth 5880 të tjerë janë të infektuar.

Nisur nga kjo situatë, Këshilli i ministrave të Italisë ka marrë masa drastike për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Mësohet se Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka firmosur gjatë orëve të vona të mbrëmjes një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve.

Sipas këtij dekreti, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirusi, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye të rëndësishme dhe personat që do të lëvizin do i nënshtohen kontrolleve.

Konkretisht provincat ku janë marrë masat e reja janë; Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane.

Dekreti thotë ndër të tjera se duhet të “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve, përveç lëvizjeve të motivuara nga nevoja të punës ose situata emergjente”. Ata që kanë “simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperatirë më të madhe se 37.5 ° C”, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet sociale. Pushimi i zakonshëm i personelit shëndetësor dhe teknik, si dhe i “stafit, veprimtaritë e të cilit janë të domosdoshme për të menaxhuar aktivitetet e kërkuara nga njësitë e krizës të ngritura në nivelin rajonal” pezullohen.

Shkollat, palestrat dhe muzetë të mbyllura

Kufizimet shumë të rrepta përfshijnë edhe mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve, pezullimin e aktiviteteve të ndryshme, si skijimi apo ngjarjeve publike. Janë mbyllur edhe muzetë, palestrat, pishinat, teatrot, qendrat sociale dhe kulturore. Do të ketë ndalesë në konkurset publike, me përjashtim të atyre për personelin e kujdesit shëndetësor.

Masat për baret dhe restorantet

Baret dhe restorantet do të jenë të hapura nga ora 6 deri në 18 dhe detyrohen të mbajnë një distancë prej një metër nga njëri klient te tjetri, në të kundërt do t’ju pezullohet aktiviteti.

Lëvizje e kushtëzuar në dyqane dhe tregje

Dekreti gjithashtu thekson që aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë sanksione, deri në mbylle të aktivitetit. Strukturat e shitjeve të mesme dhe të mëdha do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave, si dhe dyqanet brenda qendrave tregtare dhe tregjeve. Rekomandohet gjithashtu të kufizoni qasjen në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “tubimet e njerëzve”.

Spitalet, vendet e besimit dhe sportet

Afrimi i të afërmve dhe vizitorëve në spitale, hotele, ambiente banimi për të moshuarit, dhomat e urgjencës është “e kufizuar. Stafi “kërkohet të marrë masat e nevojshme për të parandaluar transmetimin e mundshëm të infeksionit”.

Takimet e biznesit duhet të shtyhen. Vendet e adhurimit mund të qëndrojnë të hapura, me kusht që ata të jenë në gjendje të garantojnë se nuk ka “mbledhje të njerëzve”.

Sa i përket sportit, ngjarjeve sportive dhe garave të të gjitha llojeve dhe disiplinave do të “pezullohen”, “në vende publike ose private”. Dekreti thotë gjithashtu, se “mbajtja e ngjarjeve dhe garave të lartpërmendura, si dhe seancat stërvitore të atletëve konkurrues, brenda ambienteve sportive, por me dyer të mbyllura” do të lejohet./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
Para
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Politika uron 8 marsin, Meta: Të ndalim shpopullimin e Atdheut

Politika uron 8 marsin, Meta: Të ndalim shpopullimin e Atdheut

Tentuan të kalonin kokainë në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

Tentuan të kalonin kokainë në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

TE FUNDIT

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
21 Qershor, 2025

Granit Xhaka pritet të firmosë me Milanin në ditët e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato”, mesfushori shqiptar ka...

Lexo më shumë

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
21 Qershor, 2025

Një turist ka dëmtuar një pikturë të shekullit të XVII, teksa ka qenë në një ekspozitë të Uffizi-t në Itali....

Lexo më shumë

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
21 Qershor, 2025

Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë,...

Lexo më shumë

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
21 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret me përfshirjen e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com