Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatmir Xhafa flet për dorëheqjen dhe sulmet brenda mazhorancës

2020/03/07 at 4:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fatmir Xhafa flet për dorëheqjen dhe sulmet brenda mazhorancës

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafa, gjate nje feste te organizuar ne Pallatin e Brigadave, per miratimin me unanimitet te reformes ne drejtesi organizuar nga komisioni i Posacem per Reformen ne drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama dhe lawmaker Fatmir Xhafa, during a celebration organized in the Palace of Brigades, for adoption of justice reform organized by special commission on judicial reform.

Ish- Ministri i Brendshëm  Fatmir Xhafaj është rikthyer sërish në vëmendjen publike, gjatë një intervistë në gazetën “Dita”, ku ka folur jo vetëm për raportet me kundërshatërt politikë, por edhe për sulmet brenda partisë socialiste. Nga ana tjetër gjatë kësaj interviste, Xhafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që pikërisht shkak për dorëheqjen e tij të jenë bërë edhe këto sulme brenda mazhorancës. Mgjithatë ai ka preferuar të mos i bëjë publike këto elementë, duke u shprehur se helmin brenda familjes politike, preferon ta tresë.


“Nuk dua ta besoj që gjërat kanë arritur deri këtu, por për hir të së vërtetës edhe e mendoj. Kam dëgjuar shumë në këtë aspekt nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ndoshta ka edhe të vërteta në këtë histori, por preferoj që helmin brenda familjes sime politike ta tres dhe jo ta shes”, ka thënë Xahfaj.

Ndonëse pas largimi nga posti i ministrit, veprimtaria e Fatmir Xhafajt është parë të zbehet edhe në aktivitetet e Partisë Socialiste, Xhafa ka folur edhe për pozicionin që ka mbajtur Kryeministri Rama në çështjen ku u përfshi vëllai i tij Agron Xhafa.

Raporti me Kryeministrin

“Po flasim për çështjen konkrete dhe deri në momentin që unë u largova nga detyra. Në këtë kontekst në vlerësimin tim Kryeministri Edi Rama në këtë çështje ka mbajtur një qëndrim realist si nga pikëpamja institucionale, ashtu edhe ajo njerëzore e personale”, tha Xhafa.

Ish-ministri preku në intervistën e tij edhe opinione për kreun e opozitës Basha dhe deputetin Berisha, ndaj të cilëve nuk i kurseu fjalët.

“Për efekt të kësaj interviste kjo gjë ka pak rëndësi, por një fakt dihet mirë. Berisha është absolutisht babai i intrigës, shpifjes dhe fyerjes në politikë. Nuk arrij dot ta mendoj se si një person në moshën e tij, me gjithë atë formim kulturor e eksperiencë qeverisëse edhe sot vazhdon të ofrojë në publik të njëjtën gjuhë përçarëse, baltën, fyerjen e shpifjen për cilindo që nuk i përshtatet interesave të tij!! Ndaj është një person që nuk besoj se meriton më shumë komente”, ka thënë Xhafa në intervistë.

Dorëheqja

Por ndërsa ka folur për dorëheqjen e tij, Xhafaj nuk e ka lidhur atë me ngjarjen e të vëllait, por sërish ka akuzuar Partinë Demokratike lidhur me çësahtjen Babale.

“Siç ju thashë më lart, për çështjen e tim vëllai, unë e kisha dhënë njëherë dorëheqjen si ministër në vitin 2002. Asnjë gjë të re nuk kishte ndryshe në vitin 2018 për këtë çështje, përveç telenovelës Babale të SHQUP-it!!

Nëse akuza e PD-së do të ishte sadopak e vërtetë, unë jo vetëm që do të kisha dhënë dorëheqjen, por do të kisha marrë të gjitha përgjegjësitë e tjera me këtë rast, por në kushtet kur ishte shumë e qartë që gjendeshim përpara një intrige shumë të ulët, dorëheqja ime do të ishte kapitullim i shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal.

Nga ana tjetër ky sulm kundrejt meje vinte pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit sapo kishte hyrë në një fazë të progresit cilësor në luftën kundër krimit, veçanërisht atij të organizuar. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë partnerët tanë i kishin ofruar Policisë së Shtetit gjithë besimin në bashkëpunimin institucional ndërkombëtar. Suksesi i punës së Policisë së Shtetit në atë kohë ishte perceptuar si i tillë edhe nga opinioni publik. Sondazhe serioze të agjencive joqeveritare vendase apo ndërkombëtare, edhe në muajt pas publikimit të audio-regjistrimit fals, tregonin për një mbështetje në rritje nga publiku ndaj punës së policisë, por edhe ndaj meje si ministër i Brendshëm. Kush dëshiron një kopje të tyre është i mirëpritur”, thotë Xhafa.

 

 

 

Etiketa: fatmir xhafa


Ju sugjerojmë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

7 Shtator, 2025 2:21 pm
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti për Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

7 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
Koronavirusi, goditje reale e ekonomisë

Koronavirusi, goditje reale e ekonomisë

Arrestimi i Ronaldinjos, flet Ministri: Ligji duhet respektuar

Arrestimi i Ronaldinjos, flet Ministri: Ligji duhet respektuar

Koronavirusi/3500 të vdekur në gjithë globin, Papa meshë vetëm në video

Koronavirusi/3500 të vdekur në gjithë globin, Papa meshë vetëm në video
















TE FUNDIT

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
7 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të...

Lexo më shumë

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
7 Shtator, 2025

Grupi xhihadist Boko Haram ka vrarë më shumë se 60 persona në një sulm gjatë natës në shtetin Borno në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com