Të paktën 70 persona janë zënë brenda kur një hotel i kthyer në karantinë është shembur në qytetin kinez Quanzhou.
Sipas mediave lokale 23 persona janë nxjerrë nga hoteli i quajtur “Xinjia”, ndërsa në videot e postuara online shihen punonjës të emergjencave që punojnë në rrënojat e ndërtesës.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e shembjes së godinës, rreth orës 19:00 me orën lokale. Media shtetërore kinezë tha se hoteli po përdorej si karantinë për monitorimin e personave që kishin patur lidhje me persona të prekur nga koronavirusi. / Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?v=EesynfQbQbc&feature=emb_logo