Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PROFIL / Kush janë dy vrasësit që i ‘kërkoi llogari’ OFL-ja

2020/03/03 at 2:08 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PROFIL / Kush janë dy vrasësit që i ‘kërkoi llogari’ OFL-ja

Operacioni Forca e Ligjit ka deklaruar se i ka kërkuar sot të deklarojnë pasurinë Eljon Hatos dhe Ilir Selmanit.

LEXO – Dy të dënuar për vrasje, “në rrjetën” e OFL-së

Eljon Hato është i njohur më shumë për publikun pasi emri i tij është mes personave që u plagosën në ngjarjen e bujshëm të 4 tetorit 2018 në lokalin ‘Monopol’ në zonën e ish-Bllokut ku mbeti viktimë Fabjol Gaxha dhe u plagos shoku i tij Ervis Martinaj.

Hato mbeti i plagosur madje u tha se një plumb kishte prekur shtyllën kurrizore. Ky justifikim bëri që ai në shkurt të vitit të shkuar të linte qelinë pasi ju rikualifikua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Por kjo nuk është ngjarja e vetme ku është përfshirë 29-vjeçari pasi në vitin 2014 ai ka vrarë Indrit Yllin, në moshën 24 vjeçare si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se pas një debati banal mes autorit dhe viktimës në një lokal nate, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës.

Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” 21-vjeçarin, Osman Mulja për të kryer vrasjen, por fatmirësisht policia arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë. Megjithëse Mulija kishte deklaruar se ai ishte porositur nga Hato për vrasjen nuk dihet ende se si ky i fundit kishte dalë nga burgu dhe u shfaq në mes të ish-Bllokut në vitin 2018. Jo vetëm kaq por tashmë ai ende nuk ndodhet në burg.

Personi i dytë që OFL i ka kërkuar deklarim pasurie është Ilir Selmani. Ai është gjithashtu i përfshirë në ngjarje kriminale në Tiranë.

Selmani për momentin është në kërkim pasi dyshohet si pjesë e grupit që morën pjesë në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko për llogari të klanit Duka mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

I njohur me nofkën ‘Boksieri’, Selmani dyshohet se është perosni i cili ktheu makinën në momentin që Leonard Duka ka njoftuar për lokalizimin e Malkos. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë ai shihet gjithashtu teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko. Selmani mbledh bishtat duke i hedhur në një kazan mbeturinash për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme dhe të identifikonte grupin.

OFL sot i kërkon atij, megjithëse ende në kërkim, të deklarojë pasurinë. Kujtojmë se pas krimit ai ishte i vetmi nga anëtarët e grupit që kishte një jetë publike në rrjetet sociale ku ekspozonte armë, bizhuteri dhe makina të shtrenjta madje dhe në destinacione të ndryshme në botë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Foto/ Brenda 2 milionë dollarëve, prezantohet Bentley me dru 5000-vjeçar

Foto/ Brenda 2 milionë dollarëve, prezantohet Bentley me dru 5000-vjeçar

Tritol makinës në Tiranë, policia jep detajet

Transportonin emigrantë, gjashtë të arrestuar në Pogradec

Shkarkohen 7 konsuj dhe ambasadorë të Kosovës, mes tyre dhe ajo në SHBA

Shkarkohen 7 konsuj dhe ambasadorë të Kosovës, mes tyre dhe ajo në SHBA

TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com