Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta paralajmëron Ramën për shpërndarjen e Parlamentit, deri më 15 Mars

2020/03/02 at 6:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta paralajmëron Ramën për shpërndarjen e Parlamentit, deri më 15 Mars

Ashtu siç ishte lajmëruar presidenti Meta foli i fundit në manifestimin e së hënës.

“Po ju pyes? A ka ndonjë vend në NATO apo Europë pa gjykatë kushtetuese? A mund të luhet Tirana -Partizani pa arbitër? A ka ndonjë vend në NATO apo Europë pa Gjykatë të Lartë”? Kështu u shpreh Presidenti Meta në fjalën e tij gjatë mainfestimit të së hënës, ndërsa njoftoi se pas firmos së dekretit kundër ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ai do të firmosë shpërndarjen e parlamentit.

Pasi ka firmosur dekretin kundër ligjit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta ka paralajmëruar Ramën dhe mazhorancën, për shpërndarje parlamenti deri më 15 Mars.

“Nëse nuk e merrni seriozisht këtë dekret, që unë firmosa sot, unë ju jap  fjalën përpara këtij flamuri, që pas datës 15 Mars, do të kthehem sërish për të firmosur atë dekretin tjetër. Por jo këtu, do të hyj në mes të parlamentit”, tha Meta duke puthur flamurin dhe duke kujtuar që ai është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës në manifestim

Zëri i popullit, zëri i Zotit

Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetem para flamurit kuq e zi dhe popullit kuq e zi. Para popullit të shqiponjave. Këta ta dëgjojnë mirë organizata mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtetën tuaj.

Neni 2 i kushtetës thotë: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar, jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet. Për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bie, ngrihet populli. Jemi këtu për t’u  vendosur kundër grushtit të shtetit, sepse presidenti i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokrtatike kundër grushtit të shtetit. Presidenti e ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare është ajo që po u vidhet të gjithë shquiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur nga sekti antishtet.

Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet po rriten, sepse skandalet që njofton KLSH bien në vesh të shurdhët. Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta. Sepse oligarkët kontrollojnë parlamentin njëpartiak. Ky nuk është shteti i drejtësisë  por është një instrument shtypës, i disa puçistëve.

Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Shqipëria është e ndarë në botën e popullit kuqezi dhe në botën e errët të tradhtarëve dhe oligarkëve, të cilët pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë

Ky gjysmë parlament është shëndërruar në një kukull të këtij sekti, pa fe, pa familje dhe pa atdhe.

Ata vrapuan që të zëvendësonin 182 deputetë dhe kandidatë në kundërshtim të plotë me kodin dhe ligjin edhe pse procedura kërkon 30 ditë kohë. Ata shkelën rregulloren dhe kushtetuën vetëm që të zëvendësonin opozitën në kuvend.

Nëse nga Kosova largohet sot 1 qytetar, nga Shqipëra largohen  5, nëse nga Serbia largohet 1 nga Shqipëria largohen 8, nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11.

Unë i kam denoncuar në mënyrë institucionale krimet e tyre, por drejtësia vazhdon të flejë, por në rast se drejtësia do kishte vepruar sot nuk do ishte e nevojshme që unë t’ju ftoja juve këtu. / Opinion.al

Etiketa: fjalimimeta

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim

Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim

Atentati në Durrës, identifikohen dy viktimat

Atentati në Durrës, identifikohen dy viktimat

Paralajmërimi i Metës për shpërndarjen e Parlamentit, reagon Edi Rama

Paralajmërimi i Metës për shpërndarjen e Parlamentit, reagon Edi Rama

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com