Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Buxheti pa fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi

2020/02/28 at 8:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/ Buxheti pa fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi

Shqipëria nuk rezulton me persona të prekur nga koronavirusi.  Nga 13 rastet e dyshuara pas kryerjes së analizave në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik rezultuan negative.

Buxheti i shtetit mund të përdorë fondin rezervë në rast së përhapjes së një epidemie në vend, përveç buxhetit të Ministrisë së Shëndetësie.

Fondi rezervë në buxhetin këtij viti është me vlerë 1,7 miliard lekë apo rreth 14 milionë euro.

Burime për Monitor në Ministrinë e Financave thanë se në kriteret e shpërndarjes së fondit rezervë përcaktohet se mund të akordohen shuma për shpenzime të ndryshme që mund të nevojiten gjatë vitit.  Shpërndarja e shpenzimeve nga fondi rezerve në rast epidemie nga koronavirus kryhet me VKM.

“Pra në rast epidemie nëse do të nevojitej të shpenzohej nga fondi rezervë, qeveria duhet të nxjerrë VKM për akordimin e vlerës së shumës”, shpjegojnë Financat.

Ndryshimet me vendim të Këshillit të Ministrave janë të domosdoshme, pasi buxheti i shtetit nuk ka fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi.

Ministria e Shëndetësisë brenda buxhetit të miratuar mund të përdorë fondin për emergjencën. Siç ishte rasti i miratimit të fondit 1 milionë euro për shtim të mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor në vend.

Sipas buxhetit të këtij viti, në total fondi i rishikuar për shpenzimet korente të Ministrisë së Shëndetësisë llogariten 62 miliardë lekë.  Sipas zërave të buxhetit fondi në total për shpenzime për shërbimin e shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës llogaritet 3.3 miliardë lekë.

Buxheti u rishikua edhe pas tërmetit

Pas ngjarjes së tërmetit me qëllim mbulimin e kostove të dëmeve Kuvendi shkurtoi me 2,8 miliardë lekë fondet e buxhetit të institucioneve.

Ministrisë së Shëndetësisë, pjesa më e madhe e fondeve të buxhetit pas rishikimit iu shkurtua 350 milion lekë apo 0,6 për qind e fondeve. Fillimisht në buxhet Ministrisë së Shëndetësisë iu miratuan 63.3 miliard lekë. Pas shkurtimit fondet e kësaj ministrie janë 62.1 miliard lekë.

23 milion euro fonde u shkurtuan në 29 institucione, duke përfshirë fondet e Ministrisë së infrastrukturës me 285 milion lekë, Ministrisë së Arsimit me 555 milionë lekë, Ministrisë së Brendshme me 259 milion lekë.

Nga shkurtimet u prekën edhe Fondi shqiptar i Zhvillimit, ku u shkurtuan 2,4 për qind më pak fonde apo 364 milion lekë.

Fatura e dëmeve të 26 nëntorit ishte 1 miliardë euro. Në konferencën e donatorëve u mblodhën 1,15 miliard euro, ku rreth 800 milion euro ishin kredi e butë./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
Bota

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

14 Qershor, 2025 4:15 pm
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
Kronikë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

14 Qershor, 2025 4:13 pm
The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
Bota

The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

14 Qershor, 2025 4:06 pm
Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Bota

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

14 Qershor, 2025 3:56 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025 3:49 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Para
Koronavirusi/Si ndikohet nga temperaturat? Flet virologu

Koronavirusi/Si ndikohet nga temperaturat? Flet virologu

1917/ Esat Pasha: Nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç pavarësisë kombëtare

1917/ Esat Pasha: Nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç pavarësisë kombëtare

Koronavirusi/Si ndikohet nga temperaturat? Flet virologu

Konfirmohet personi i 4 me koronavirus në Greqi

TE FUNDIT

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
14 Qershor, 2025

“Ishulli i Maligradit është ishulli që do të zbulojmë, me një sipërfaqe prej 5 hektarësh. Është një ndër ishujt më...

Lexo më shumë

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
14 Qershor, 2025

Numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 shënoi rritje me 3%, por nga ana tjetër është...

Lexo më shumë

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në orët e mbrëmjes. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë...

Lexo më shumë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
14 Qershor, 2025

Dy shqiptarë janë arrestuar në Peruxhia të Italisë nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella. Shqiptarëve në momentin e arrestimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com