Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për median prestigjoze ‘Euronews’ në “Good Morning Europe”, ku ndër të tjera, gazetari e pyet nëse po zhvillohet një luftë për pushtet mes kreut të shtetit dhe kryeministrit, Edi Rama.
Presidenti e mohoi një gjë të tillë, dhe tha se mbrojtja e Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese është arsyeja që po i drejtohet popullit.
Gazetari: Duket sikur po zhvillohet një luftë për pushtet mes jush dhe kryeministrit, Edi Rama!
Presidenti Meta: Jo, jo! Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, gazetari i drejtohet Metës se ai si President, supozohet të jetë neutral dhe të qëndrojë mbi politikat partiake teksa thekson se anulimi i zgjedhjeve vendore vitin e kaluar ishte një rast klasik tejkalimi.
Gazetari: Ajo që po përpiqemi të themi është se ju, si President, supozoheni të jeni neutral. Vitin e kaluar ju anuluat zgjedhjet vendore në një rast klasik tejkalimi. Ju duhet të qëndroni mbi politikat partiake.
Presidenti Meta: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…/Opinion.al