Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorët e disa përfaqësive diplomatike në Tiranë, me të cilët ka biseduar në lidhje me zhvillimeve të fundit në vend.
Sipas informacioneve, në takimin që zgjati rreth 90 minuta ishin ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe Spanjës. Meta ka diskutuar me ambasadorët rreth arsyeve përse ka thirr manifestimin kombëtar të 2 marsit.
Kreu i Shtetit ka shpjeguar tetë hapat që sipas tij kanë çuar drejt “grushtit të shteti” nga ana e mazhorancës, mes tyre dhe tentativën për të kapur Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.
Këto janë takimet e para që presidenti Meta zhvillon me trupën diplomatike në Tiranë përpara manifestimit të 2 marsit.
Në ditët në vijim pritet që presidenti Meta do të takohet edhe me diplomatë të tjerë./ Opinion.al