Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga një tjetër krim në familje. 63-vjeçari Rruzhdi Tasuni qëlloi me levë hekuri disa herë bashkëshorten e tij, Hajdije Tosuni, e cila humbi jetën.
Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e 63-vjeçarit, i cili ka zbuluar dhe motivet e krimit të rëndë të ndodhur në Durrës.
Autori ka treguar për efektivët se shkaku i sherrit mes tyre paraditen e djeshme është bërë dyqani ku ndodhi vrasja, në të cilin ata tregtonin metrazhe.
Rruzhdi Tasuni ka thënë se ai donte që të shiste dyqanin, por bashkëshirtja e tij nuk ka qenë dakord, gjë e cila ka ngjallur konfliktin mes çiftit.
Ai tregon se e kishte goditur me shufër hekuri, dhe kur Hajdije Tosuni ka tentuar të dal nga dyqani ai e ka tërhequr dhe e ka goditur përsëri.
“Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufer hekuri me ganxhe). E godita në kokë. Ajo tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete, e humba toruan fare”,-ka thënë Rruzhdi Tasuni.
Çifti kishin tre fëmijë të cilët tani mbetën pa nënën e tyre dhe babin që e pret burgu./ Opinion.al