Dy apartamente të një pallati janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, por fatmirësisht familjarët kanë shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë, ndërsa dy apartamentet e djegur janë në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.
Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka vënë nënkontroll flakët, duke shpëtuar nga djegia banesat e tjera në pallat.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike./ Opinion.al