Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dua të martohem me ty”, si e propozoi Enxher Hoxha martesën me Nexhmijen

2020/02/26 at 10:30 PM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Dua të martohem me ty”, si e propozoi Enxher Hoxha martesën me Nexhmijen

Mbasditen e 28 nëntorit 1944, kur parada entuziaste mbaroi, Qeveria e re e niste punën  me një gjest jo të zakonshëm për regjimin komunist: organizoi një ballo në hotel “Dajti”, në mjediset e të cilit qenë vendosur anëtarët e Qeverisë. Enver Hoxha qëndronte në suitën nr. 5, në katin e dytë: suita më e madhe e Hotelit, me një dhomë ndenjje, dhomën e gjumit dhe një tarracë që binte mbi bulevard. Në tarracë qëndronte natë e ditë një rojë, partizan i Batalionit Special.


Në ballo kreu i Qeverisë u paraqit për herë të parë publikisht me të fejuarën e tij. Vajzë e re nga një familje dibrane e ardhur në Tiranë nga Manastiri – sot qytet në Maqedoni – në vitin 1928, quhej Nexhmije Xhuglini dhe ishte shkolluar në institutin mbretëror “Nëna Mbretëreshë”, institucioni mësimor femëror më prestigjioz në vend. Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qenë njohur më 23 nëntor 1941, vetëm dy javë pas themelimit të PKSh, në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste. Në kujtimet e saj Nexhmije Hoxha shkruan se e ka parë Hoxhën nga larg që në demonstratën e 28 tetorit 1941 në qendër të Tiranës:

“Aty pashë një burrë trupmadh, që dallonte një kokë mbi të rinjtë që e rrethonin, të shkëpuste me forcë një të ri nga duart e një milici. Cili qe vallë? Pranë meje u ndodh Meli Dishnica, e motra e Esat Dishnicës, e cila nuk linte demonstratë pa marrë pjesë. E pyeta: Kush është ai? Më tha se ishte një profesor nga Korça, që e kanë pushuar nga puna dhe tani ka ardhur në Tiranë, shet cigare në një lokal këtu afër. Si e quajnë? e pyeta. E quajnë Enver Hoxha, më tha”.

Enver Hoxha duket se nuk e ka fshehur simpatinë për militanten e re komuniste që nga takimi i tyre i parë dhe në ato të mëpasme nëpër bazat ilegale të Tiranës: simpati që vajzës së re i kishte rënë në sy mjaft mirë. 57 vjet më pas Nexhmije Hoxha përshkroi në kujtimet e veta atë ditë të vitit 1942 kur, në një bazë ilegale pranë Gjimnazit të Tiranës (gjimnazi i sotëm “Qemal Stafa”), Enver Hoxha i propozoi martesën. Baza ku strehoheshin vetëm të dy ishte marrë me qera për Hoxhën nga miku i tij i afërt Syrja Selfo. Ky i fundit u bë mbështetësi më i madh financiar i Hoxhës dhe i familjes së tij gjatë Luftës, me sa dëshmon vetë Hoxha në kujtimet:

“Syrjain e kisha shok të mirë, me të cilin bisedoja shpesh dhe më kishte kuptuar. Ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antiitalian, antifashist. Mua veçanërisht më donte sinqerisht dhe unë po ashtu. Syrjai e ndihmoi Luftën sa mundi. Dy shtëpi që zuri me qira na i vuri në dispozicion të punës sonë ilegale. Jepte ndihma në të holla për Luftën tonë dhe mua personalisht gjatë Luftës më ka ndihmuar shumë, po ashtu familjen time kur dola në ilegalitet”.

Pikërisht ky mik i tiji, Syrja Selfo, në vitin 1946 do të arrestohej për “komplot kundër pushtetit popullor” dhe do të dënohej me pushkatim. Në kujtimet e tij, në librin “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, Enver Hoxha sqaron se pushkatimi i Selfos qenkësh një intrigë e kurdisur nga Koçi Xoxe dhe se ai e paskësh dhënë urdhrin për ekzekutim pasi ky i fundit i paskësh dëftuar deponimin e Selfos me firmën e tij. Për fatin tragjik, Selfo kishte qenë krejtësisht i pafajshëm. 40 vjet pas pushkatimit të tij Hoxha shprehu keqardhje: mbetet ndoshta keqardhja e vetme e tij në gjallje.

Nexhmije Hoxha, në kohën tonë, e dëshmon kështu momentin kur Hoxha i propozoi martesën:

“Ndërkohë që unë isha me shpinë nga ai duke përgatitur kafenë, Enveri ia pati që andej ku po rrinte: “E di Nexhmije, meqë s’po kupton gjë ose po bën sikur s’kupton, po ta them copë: DUA TË MARTOHEM ME TY!” Unë ngriva, një propozim i tillë, i thënë kaq bram, më ra si bombë në kokë”.

Pak ditë më pas vajza e re, e vendosur për zgjedhjen e saj, e organizoi ditën që të shkonte në bazën ku ndodhej Enver Hoxha. Vajtja atje ishte për t’i  kthyer përgjigje propozimit të tij, siç dëshmon në kujtimet, në po atë mënyrë.

“I thashë: “U thye fronti i rezistencës sime, u dorëzova!” Kjo i erdhi aq e papritur sa për një moment mbeti si i hutuar dhe sikur më pyeste me sy: “E dëgjova mirë”? “Po, po, – i thashë duke qeshur, – unë u dorëzova!”

Ishte viti 1942: Hoxha dhe Xhuglini do të jetonin edhe dy vite në ilegalitet, shpesh me ndarje disamujore. Deri në vdekjen e Hoxhës në prill të 1985-ës ata jetuan së bashku plot 43 vjet. Roli i zonjës Hoxha është padyshim ndër më të diskutuarit dhe misteriozët në jetën e liderit komunist. Vetë ajo, në një intervistë të vitit 1995 kur gjendej në burgun e Tiranës, ka dëshmuar se në histori i është veshur një rol që nuk e ka luajtur kurrë.

“Unë nuk kam luajtur asnjë rol në vendimmarrjen e Enverit, me përjashtim të kohës që ai ishte sëmurë dhe unë ua komunikoja porositë e tij shokëve”.

 Shkëputur nga libri ”Enver Hoxha”, i gazetarit Blendi Fevziu

Etiketa: enver hoxhanexhmije hoxha


Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Elkan reagon ndaj komenteve për tifozët e Juventusit: Turp t’iu vijë…

Elkan reagon ndaj komenteve për tifozët e Juventusit: Turp t'iu vijë...

Nexhmija nuk e lejoi të takonte vajzën që po vdiste, kujtimi i Belishovës

Nexhmija nuk e lejoi të takonte vajzën që po vdiste, kujtimi i Belishovës

Sfida në “Santiago Bernabeu”, Reali mposhtet nga skuadra e Pep Guardiolës

Sfida në “Santiago Bernabeu”, Reali mposhtet nga skuadra e Pep Guardiolës
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com