Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi në Francë. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin Pitié Salpêtrière një ditë më parë, por ka ndërruar jetë gjatë natës.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik, Jérôme Salomon, i cili deklaroi se aktualisht janë 17 persona të infektuar në Francë.
Salomon ka bërë të ditur se një 55-vjeçar ndodhet në situatë të rëndë klinike dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ndërkohë, personi i fundit që është konfirmuar me koronavirus në Francë është një 36-vjeçar, i cili kishte vizituar së fundmi veriun e Italisë, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Më herët, një turiste kineze e prekur nga koronavirusi vdiq në Francë. 80 vjeçarja ishte nga provinca Hubei dhe kishte shkuar në Francë më 16 Janar dhe më pas ishte futur në Karantinë ku ndërroi jetë./ Opinion.al