Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bien bursat, teksa koronavirusi përhapet në gjithë globin

2020/02/26 at 8:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bien bursat, teksa koronavirusi përhapet në gjithë globin

Një valë e re presioni për shitjen e aksioneve përshkoi në tregjet globale të martën ndërsa u shfaqën prova të reja në lidhje me përhapjen e koronavirusit, dhe SH.B.A., Japonia dhe Italia lëshuan paralajmërime mbi ndikimin e shpërthimit të epidemisë, shkruan Financial Times.


Tre indekset kryesore të Wall Street ranë ndjeshëm, duke fshirë fitimet e orëve të para, si rrjedhojë e lëkundjes së besimit të investitorëve. S&P 500 u ul 1.9 përqind në orët e vona të pasdites në Nju Jork, një ditë pasi ra 3,4 përqind, në tkurrjen më të madhe, pasi tensionet e tregtisë tronditën tregjet në shkurt 2018.

Ndërsa aksionet binin, qeveria amerikane paralajmëroi njerëzit për herë të parë të përgatiteshin për koronavirusin, që mund të përhapet në SH.B.A. Alex Azar, sekretari amerikan i shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, tha se SH.B.A.-të duhet të ngrejë rezervat e saj të mjeteve mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor. “Ne nuk mund të mbyllim hermetikisht Shtetet e Bashkuara ndaj një virusi, dhe ne duhet të jemi realistë për këtë,” tha ai.

Bonot e thesarit të Sh.B.A-ve ranë, duke bërë që rendimenti në obligacionin 10-vjeçar referencë të arrijë  në një rekord të ulët prej 1.31 përqind. Rendimenti i obligacionit 30-vjeçar ra gjithashtu, duke qëndruar afërt me rekordin e tij të ulët prej 1.78 përqind.

Humbjet e kapitalit neto ishin më të rëndat në Evropë, ku indeksi Stoxx Europe 600 u mbylli me rënie prej 1.8 përqind, duke bërë që tkurrja javore të shkojë më shumë se 5.5 përqind. Indeksi, një pikë referimi për kompanitë më të mëdha të rajonit, ra deri në 2.5 përqind gjatë tregtimit, teksa tregtarët u përpoqën të vlerësonin efektin e mundshëm ekonomik nga shpërthimi i një pandemie.

Aksionet në Itali, vendi evropian që është goditur më rëndë me 322 infeksione të konfirmuara dhe 11 të vdekur, e mbylli ditën me rënie prej 1.4 përqind, duke i shtrirë humbjet këtë javë në 6.5 përqind. FTSE 100 i Londrës ra në nivelin e saj më të ulët që nga shkurti i vitit 2019, teksa rrëshqiti 2.1 përqind. Tkurrja e tregtimeve erdhi si rrjedhojë e shqetësimeve për ndërprerjen më të gjerë të aktivitetit ekonomik shkaktuar nga koronavirusi, i cili ka infektuar më shumë se 80,000 persona dhe ka rezultuar në mbi 2700 vdekje në të gjithë botën. Kriza shëndetësore ka çuar në kufizime në mënyrën e funksionimit të kompanive, në një kohë që ka pasur shkëputje të zinxhirëve të furnizimit global.

Michael Arone, shefi i investimeve në State Street Global Advisors, tha se investitorët gjithnjë e më shumë besojnë se Rezerva Federale do të bëjë përpara për të përmirësuar ekonominë e SHBA për të mbrojtur çdo ndikim negativ në rritjen dhe fitimet.

“Investitorët besojnë se [koronavirusi] ka përshpejtuar gatishmërinë e Fed për të vepruar,” tha ai. “Historia vërteton se bankat qendrore shpesh do të ndërhyjnë për të ndihmuar mbështetjen e tregjeve në kohë stresi.”

Japonia më herët i kishte nxitur kompanitë të adoptojnë punë në distancë, të ndërrojnë strategji dhe të mbajnë takime në internet për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes. Një panel qeveritar ekspert tha që kishte 146 infeksione të konfirmuara në më shumë se 16 prefektura të ndryshme, duke përjashtuar rastet nga një anije lundrimi e infektuar nga Kina.

“Ne jemi në udhëkryq,” tha Shigeru Omi, kreu i Organizatës së Kujdesit Shëndetësor të Komunitetit Japonez, në një konferencë shtypi. “Transmetimi lokal tashmë po vazhdon.”

Italia paralajmëroi që BE-ja duhet të ofrojë fleksibilitet në objektivat e saj të buxhetit nëse shpërthimi i koronavirusit në rajonet e saj të industrializuara të veriut ka një ndikim të zgjatur në një ekonomi tashmë në prag nga recesioni. Shumica e rasteve u përqendruan në Lombardi dhe Veneto, rajone të cilat së bashku përbëjnë një të tretën e prodhimit për ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës dhe rreth gjysmën e eksporteve të saj. Në Tenerife, autoritetet vendosën një hotel me qindra të ftuar dhe staf nën karantinë pasi një mjek italian që qëndroi atje testoi pozitiv. Zvicra gjithashtu raportoi rastin e saj të parë, një pensionist që kishte vizituar Milanon./ Burimi: Monitor.



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Para
Meta publikon videon: Betimi i jetës sime

Meta publikon videon: Betimi i jetës sime

Rritet numri i personave të prekur me koronavirus në Itali

Rritet numri i personave të prekur me koronavirus në Itali

Koronavirusi/ Sa persona fluturojnë nga dhe drejt Italisë

Koronavirusi/ Sa persona fluturojnë nga dhe drejt Italisë
















TE FUNDIT

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
20 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e ditës së djeshme. Ditën e djeshme rreth orës 19:30 të...

Lexo më shumë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Dhjetor, 2025

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine. Blutë...

Lexo më shumë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
20 Dhjetor, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta finlandeze “Jakobstads Tidning” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1939, në faqen n°4, një shkrim asokohe...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
20 Dhjetor, 2025

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com