Ditën e sotme kanë mbërritur në portin e Durrësit dy tragete me 452 udhëtarë nga Italia. Të gjithë këta persona i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirus.
Po ashtu, ata kanë deklaruar dhe itinerarin e lëvizjeve të tyre, për të mësuar nëse ndonjë nga pasagjerët vijnë nga zonat e prekura me koronavirus në Itali.
Udhëtarët kanë bashkëpunuar për zbatimin e protokollit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Që nga fillimi i këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë marrë masa për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.
Në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task-Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.
Statistikat për 3 ditët e fundit:
Datë, 23.02.2020:
3 tragete (2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës);
945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.
Datë, 24.02.2020:
2 tragete (Bari- Durrës)
446 pasagjerë, në hyrje.
Dt. 25.02.2020
2 tragete (Bari-Durrës)
452 pasagjerë, në hyrje./Opinion.al