Policia e Gramshit ka arrestuar shoferin e fuoristradës pas aksidentit tragjik mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Korçë-Gramsh, ku humbën jetë 2 persona.
Sipas autoriteteve, i arrestuari është identifikuar me inicialet M.GJ., 28 vjeç, banues në Tiranë. 28-vjeçari, teksa transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës në vendin e quajtur Çekrez.
Aktualisht, 7 personat e plagosur ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mbi te riun rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet dënimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm./ Opinion.al