Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet frika për përhapjen botërore të koronavirusit

2020/02/22 at 10:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet frika për përhapjen botërore të koronavirusit

Kina raportoi një rënie të fortë të numrit të vdekjeve dhe raste të reja me koronavirus të shtunën, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan se është ende shumë herët për të bërë parashikime rreth situatës në kushtet kur po rriten rastet e të infektuarve rishtazi në vende të tjera të botës.

Autoritetet kineze njoftuan 397 raste të reja të premten, nga 889 një ditë më parë. Por shifrat janë rritur gjetkë si në Korenë e Jugut, Iran, Itali dhe Liban. Në Korenë e Jugut autoritetet thanë të shtunën se numri i të infektuarve është dyfishuar në 433 dhe sipas tyre mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme, deri në 1 mijë vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka mirëpritur njoftimet që vijnë nga Kina, por tha se është e shqetësuar për numrin e të infektuarve në vende të tjera pa ndonjë lidhje të qartë me Kinën siç mund të jetë një vizitë atje apo kontakti me një person të infektuar, rreth të cilit autoritet kanë informacion.

“Shqetësimi ynë vazhdon të jetë i madh pasi virusi mund të përhapet kryesisht në vendet me një sistem të dobët shëndetësor“, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij OBSH-ja ka kërkuar 675 milionë dollarë për të mbështetur më së shumti vendet e dobëta dhe shtoi se 13 vende në Afrikë shihet si përparësi për shkak të lidhjeve të tyre me Kinën.

Në total Kina ka raportuar 75.569 raste dhe 2.239 vdekje tha kreu i OBSH-së. Sipas të dhënave në dispozicion 20 për qind e pacientëve të infektuar janë në gjendje kritike. Koronavirusi i ri është përhapur në rreth 26 vende të botës, krahas Kinës, duke shkaktuar 13 vdekje. /VOA

Etiketa: kinakoronavirusiOrganizata Botërore e Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Makina përplas motoçikletën, ndërrojnë jetë dy persona

Aksidenti me 2 të vdekur në Gramsh, policia jep detaje

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 23 shkurt 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 23 shkurt 2020

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com