Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti flet për rolin e ambasadorit Grenell dhe ndryshimin e kufijëve

2020/02/20 at 10:39 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti flet për rolin e ambasadorit Grenell dhe ndryshimin e kufijëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet me parime të detyrueshme për të dyja palët ndërsa për çështjen e shkëmbimit të territoreve deklaroi se ky projekt ka dështuar.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, kryeministri kosovar është shprehur për rolin që po luan ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, në bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas tij ai ka sjellë energji të re në dialogun mes vendeve dhe nuk beson se ka qëllime të këqija. Por Kurti ka thënë se Kosova ka qeveri të re dhe se negociatat nuk mund të zhvillohen mes presidentëve.

“Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura”, ka deklaruar Kurti për “Süddeutsche Zeitung”.

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”, ka deklaruar Kurti.

Sa i përket një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë me shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve, Kurti ka deklaruar se ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës”, ka deklaruar Kurti.

Kurse për marrëveshjen për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Mynih, Kurti ka deklaruar se qeveria e re nuk ka qenë e përfshirë.

“Na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore, por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën. Versionin final nuk e kam parë. As ministri i infrastrukturës, as unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin”, ka deklaruar Kurti. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Pas 5 muajve, dosja e Tahirit mbërrin në Apel, sot hidhet shorti

Pas 5 muajve, dosja e Tahirit mbërrin në Apel, sot hidhet shorti

I refuzohet kërkesa, Gjykata lë në burg Shullazin dhe grupin e tij

Procesi 'Shullazi' në ngërç, KLGJ propozon ndryshime ligjore

Avokati i Assange pretendon se atij iu ofrua falje Trumpi për…

Avokati i Assange pretendon se atij iu ofrua falje Trumpi për...

TE FUNDIT

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
5 Qershor, 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Dy nga pikat...

Lexo më shumë

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
5 Qershor, 2025

Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com