Demi Lovatos i është dashur të përballet vazhdimisht me çrregullime si depresioni bipolar, varësia ndaj drogave dhe çrregullime në të ushqyer, si bulimi dhe anoreksi. Pikërisht kjo e fundit, duket se e çoi në mbidozën fatale në korrik të vitit 2018.
“Jam e lodhur duke rraskapitur veten me stërvitje dhe dieta ekstreme. Mendova se këto vitet e fundit u shërova plotësisht nga çrregullimet e të ngrënit, por në të vërtetë ishte e kundërta. Kuptova se pavarësisht se simptomat nuk ishin aq të dukshme sa më parë, bëhej fjalë për një çrregullim të së ngrënit.”,tha ajo në “Pretty Big Deal” të Ashley Graham.
Këngëtarja dhe aktorja shtoi se mjedisi toksik dhe problemet e ngrënies shkaktuan rikthimin e saj te droga.
“Mendoj se kur ke njerëz përreth që të thonë të bësh disa gjëra të caktuara, vështirësohet situata. Ndodhesha në një situatë kur thjesht nuk kisha më fuqi. Sinqerisht mendoj se kjo ishte arsyeja që shkaktoi gjithë çfarë ndodhi vitin e kaluar. Mendoja se isha shëruar, kur në fakt nuk isha dhe po jetoja një gënjeshtër duke provuar t’i tregoja botës se isha e lumtur me veten time, kur në të vërtetë nuk isha.” u shpreh ajo.
Në korrik të 2018-s, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.
Pasi gjendja e saj u stabilizua, Demi shkroi në Instagram në gusht të vitit 2018:
“Unë kam qenë përherë transparente në lidhje me problemin me varësinë. Gjithë ç’kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo venitet me mua. Është diçka me të cilën më duhet të vazhdoj të përballem dhe nuk i kam dhënë fund ende.
Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë shëndoshë e mirë. Për fansat e mi: Ju jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë javës së kaluar dhe më pas. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të përballem me këtë moment të vështirë.
Tani më duhet kohë të përqëndrohem për të vazhduar të qëndroj esëll dhe për t’u marrë me rrugën drejt përmirësimit. S’do ta harroj kurrë dashurinë që treguat dhe mezi po pres ditën që do të them se ja dola.
Do të luftoj ende.”/Opinion.al