Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje për mini-Shengenin Ballkanik, duke deklaruar se një nga shtyllat e këtij projekti është popullimi i Shqipërisë me qytetarë serbë.
Berisha e bëri këtë deklaratë për shkak të një prononcimi të kryeministrit Rama, i cili tha se për rindërtimin e banesave të goditura nga tërmeti, do të vijë dhe forcë punëtore e huaj në Shqipëri.
“Një nga shtyllat e mini-shengenit! Popullimi i Shqipërisë me serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub. Rama u tha shqiptarëve se marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri kalojnë më parë nga Beogradi. Ky tha haptas, se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Ky është peng i Begoradit. Ju dhe çdo shqiptar, duhet të hapë fjalorin dhe të shohë cili është përcaktimi i tradhtisë. Në të gjithë fjalorët, bien dakord për dy elementë. Kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënde kundër interesit të vendit të tij. A nuk tha sot Vuçiç se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte ide e tij?” – tha Berisha./ Opinion.al