Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit”. Ndalimi i 25-vjeçarit me iniciale A.S u bë pasi ishte i shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar 3 persona të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar Gjermani.
Gjithashtu bëhet e ditur se në prangat e policisë ka rënë një 33-vjeçar banues në Vlorë nën akuzën e “Dhunës në familje”.
33-vjeçari me iniciale B.I u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al/