Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zgjedhorja”/ Bylykbashi zbulon propozimet e PD, Gjiknuri: Do i diskutojmë

2020/02/12 at 1:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zgjedhorja”/ Bylykbashi zbulon propozimet e PD, Gjiknuri: Do i diskutojmë

Këtë të markuar është mbajtur takimi i radhës për Reformën zgjedhore, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit politik, ekspertët e OSBE/ ODIRH dhe ekspertët e Reformës.

Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi për Reformën Zgjedhore, ka zbuluar propozimet e PD lidhur me krimin zgjedhor ku ka kërkuar hetimin e krimit dhe korrupsionit zgjedhor nga SPAK dhe goditja e tij nga institucionet më të larta të drejtësisë.

Bylykbashi tha se janë tre paketa ku përfshihen rritja e rolit të Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, mbrojtja e denoncuesit të krimeve zgjedhore .

”Ky ishte takimi i dytë që patëm si katër përfaqësuesit e tryzës. Ishin dhe ekspertët e ODIHR. Opozita sot bëri propozimet lidhur me instrumentat që do të ndajnë politikën nga krimi. Janë tre paketa. Është roli i Policisë së Shtetit. Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore. Paketën do e keni në dispozicion dhe trajton të gjitha ato çështje që garantojnë rregullat për fushë të barabartë për zgjedhjet. Qeveria tranzitore është çështje publike e përmendur nga kryetari i opozitës dhe tryezat e tjera opozitare.”- tha Bylykbashi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri tha se palët janë në frymën e bashkëpunimit. Duke u ndalur tek propozimet e PD-së, Gjiknuri tha se do të diskutohet në tryezë të gjithë pikat një e nga një, por jo për kërkesa politike, si qeveri teknike.

“Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problematikave që duan të përfshihen në legjislacion, rolin e Policisë, është një dokument pune. Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens.  Këto janë gjëra që duhet t’i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari ka deklaruar  se në tryezën e Reformës Zgjedhore, eksperti i tyre do të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Duke u ndalur te propozimet e sjella nga PD-ja, Hajdari tha se një pjesë e tyre kishte natyrë politike, për të cilat sqaroi se do të gjendet një e mesme në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në mbledhje nuk u ra dakord për asgjë konkrete.

“Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t’i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim. Propozimet do ishte mirë t’i kishim marrë më herët, që takimet të jenë sa më produktive. Që t’i njohim paraprakisht dhe më pas t’i diskutojmë. Metodologjia e tanishme nuk është shumë e qartë, duke qenë se duhet t’i plotësojmë afatet, duhet të punojmë shumë intensivisht. Mendoj se do ketë vullnet dhe kërkohet një punë shumë intesive”, tha Hajdari. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Lleshaj pezullon lejet për mjetet e blinduara

Lleshaj pezullon lejet për mjetet e blinduara

Sherri në Kuvend për mustaqet e Kujtim Gjuzit

Sherri në Kuvend për mustaqet e Kujtim Gjuzit

Një atlete në fytyrë, tatuazhi i ri i reperit habit ndjekësit

Një atlete në fytyrë, tatuazhi i ri i reperit habit ndjekësit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com