Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit deklaroi se ka dërguar formularin për deklarim pasurie ndaj Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit.
Pas deklaratës së OFL, ka ardhur reagimi i , Vladirmi Meçe, avokati i Emiljano Shullazit. Meçe është shprehur se kërkesa për deklarimin e pasurisë ndaj Shullazit, është një show nga ana e policisë pasi sipas tij, pasuria e Shullazit ka kaluar më parë në sitën e Anti-mafias dhe nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.
“OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij (Shullazit sh.r) deklarimin e pasurisë, do ishte mire të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojeshme opinionin publik”, shprehet Meçe.
Reagimi i plotë
U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite. Sipas meje eshte nje “show”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.
Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.
OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik.
Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!
Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote!/ Opinion.al