Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca: Reformat ndihmojnë në çeljen e negociatave këtë pranverë

2020/02/08 at 1:48 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Soreca: Reformat ndihmojnë në çeljen e negociatave këtë pranverë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i sheh reformat e Shqipërisë, si tepër të rëndësishme për përafrimin e vendit tonë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për A2, kryedimplomati europian iu përgjigj së pari pyetjes sesi e shihte ai operacionin Forca e Ligjit dhe metodologjinë për sekuestrimin e pronave.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi apo prioritet kyç për Bashkimin Europian, në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo do të thotë që veprimet që ndërmerren nga ana e Shqipërisë, në lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të organizuar, janë mëse të mirëpritura. Sigurisht që sundimi i ligjit është një kriter kyç për ne. Është një kriter shumë i rëndësishëm dhe natyrisht ne do ta shikojmë sesi do të zbatohet, pasi për ne është shumë e rëndësishme që ky ligj të vihet në zbatim në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, që do të thotë se duhet të jetë në respektim të plotë të të drejtave të njeriut. Natyrisht që është shumë e rëndësishme që të luftohet krimi i organizuar, por duhet të respektohen edhe të drejtat themelore të njeriut, që do të thotë, të drejtat e të pandehurve. Prandaj ne do ta ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili siç e thashë, është shumë i rëndësishëm, pasi kemi parime shumë të rëndësishme për të cilat bëhet fjalë. Sa i përket metotologjisë së re të Komisionit Europian, ajo është një metodologji, që shkon në favor të Shqipërisë, pasi u përgjigjet atyre kërkesave që kanë ardhur nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat hezitonin për çeljen e negociatave”, tha Soreca.

Sipas tij, reformat e afrojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. “Ndaj kjo metotologji nga njëra anë, por edhe ecuria apo përparimi që do të bëjë Shqipëria këto javë në vijim në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe në reformat e saj, si në atë zgjedhore, ashtu edhe në atë të drejtësisë, do të ndihmojnë patjetër që ta vënë Shqipërinë në skenarin më të mirë për çeljen e negociatave në pranverë”.

Prej vitit 2018, kur është emëruar ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka inkurajuar politikën shqiptare të çojë para reformat që ndikojnë në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian./ Opinion.al

Etiketa: Luigi Soreca

Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë

Kurti: Po bëjmë gati doganat, tarifa 100% hiqet. Ja kushti për Serbinë

Ushtari vret 12 persona, transmeton ngjarjen live në Facebook

Ushtari vret 12 persona, transmeton ngjarjen live në Facebook

Policia operacione të befasishme, por ndodh grabitje në mes të ditës

Policia operacione të befasishme, por ndodh grabitje në mes të ditës

TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com