Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shkurt 2020
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 19 tetorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ligjet e reja sociale që do të hynin në fuqi në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëri
Legjislacioni i ri social
“Zyra e shtypit shqiptar në Paris njofton se qeveria shqiptare ka udhëzuar Këshillin e Shtetit të Tiranës, president i të cilit është Z. Mehdi Frashëri, kryeministri aktual, të përgatisë ligje të reja sociale për mbretërinë.
Ja disa prej tyre :
Javë 48-orëshe për punëtorët, kontrata të punës të paraqitura në Dhomën e Tregtisë, pushim javor, pushim vjetor prej dymbëdhjetë ditësh, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi e përbërë nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e punës nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti, etj.
Lajmi për këto reforma sociale u mësua me gëzim në të gjithë vendin.”
Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/reformat-sociale-ne-kohen-e-mbretit-zog-1936-jave-pune-48-oreshe-12-dite-pushim-vjetor-sigurime-shoqerore-te-detyrueshme-gjykate-arbitrazhi/