Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kemi nënshkruar marrëveshjen”, VV dhe LDK i japin Kosovës qeverinë e re

2020/02/02 at 12:40 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi nënshkruar marrëveshjen”, VV dhe LDK i japin Kosovës qeverinë e re

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin bashkë qeverisës.

Siç ishte parashikuar një ditë më parë, dy partitë më të mëdha të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit janë dakorduar mbi të gjitha duke i hapur kështu rrugë formimit të qeverisë së re të Kosovës e cila pritet të votohet ditën e nesërme.

Të dy kryetarët e partive njoftuan nënshkrimin e marrëveshjes në një konferencë të përbashkët për mediat.

“Kur na ndanë vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të zgjedhim Qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK-së profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.

“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa

Ata thanë se në bazë të marrëveshjes së arritur, qeveria e re do të ketë 15 ministri, nga të cilat 6 do të udhëhiqen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 nga pakicat komunitare. Sa i përket kreut të Kuvendit, Albin Kurti u shpreh se Glauk Konjufca “nuk do të japë dorëheqjen por do të kalojë në ekzekutiv”, çka ishte parashikuar edhe më herët.

Të pyetur për postin e Presidentit të Republikës, kreu i LDK-së, tha se kjo çështje “nuk është përfshirë” në marrëveshjen e nënshkruar sot pasi ajo është lënë për tu diskutuar në një moment tjetër.

Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese e këtyre zgjedhjeve duke marrë një deputet më shumë se LDK-ja. Megjithatë negociatat mes tyre për qeverisje të përbashkët vazhduan për rreth 4 muaj. Shkak për zgjatjen e bisedimeve u bë posti i Presidentit të Republikës dhe ai i Kryetarit të Kuvendit. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Balla uron VV dhe LDK,kujton përvjetorin e aksionit të pajtimit të gjaqeve

Balla uron VV dhe LDK,kujton përvjetorin e aksionit të pajtimit të gjaqeve

Marrëveshja VV-LDK, reagon Presidenti Meta

Marrëveshja VV-LDK, reagon Presidenti Meta

Rama uron marrëveshjen VV-LDK: Pres me padurim…

Rama uron marrëveshjen VV-LDK: Pres me padurim…

TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com