Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RAI 3 sfidon Ramën:Nuk keni nxjerrë shifra zyrtare, ne i konfirmojmë tonat

2020/01/31 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
RAI 3 sfidon Ramën:Nuk keni nxjerrë shifra zyrtare, ne i konfirmojmë tonat

RAI 3 ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në lidhje me komentet e këtij të fundit mbi reportazhin e gazetarit Valerio Cataldi që flet për gjendjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Reportazhi i pak ditëve më parë përmend ndër të tjera një raport konfidencial të siguruar nga gazetari italian sipas të cilit kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 12 herë më shumë se një vit më parë.

Rama i hodhi poshtë këto akuza duke i cilësuar fillimisht si një “turp gazetaresk” dhe mbrëmjen e së enjtes nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”,  shkroi Rama.

Në edicionin informativ të mbrëmjes në RAI 3, përgjigjja e gazetarëve italianë ishte sfiduese për kryeministrin Rama pasi ata thonë se i kanë të konfirmuara shifrat e tyre ndërsa nga pala shqiptare deri tani nuk është paraqitur asnjë shifër zyrtare.

 “Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane në sektorë të tjerë që janë drejtësia dhe liria e shtypit” thuhet në prezantimin e kronikës.

RAI 3 këtë herë është përqendruar edhe në paketën ‘anti-shpifje’ që ka prezantuar qeveria duke thënë se ajo shërben për të vendosur median online në kontrollin e qeverisë.

Komunikimi politik në Shqipëri  kalon vetëm përmes një kanali televiziv që quhet Edi Rama TV, i cili është emri i Kryeministrit. Këto ditë parlamenti po voton një ligj që e ka quajtur anti-shpifjen’ por në të vërtetë shërben për të vendosur median online në kontrollin e qeverisë,”-thuhet në kronikë.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Gazetarëve në Itali, Raffaele Lorusso duke folur për RAI 3 thotë se “Integrimi në Bashkimin Evropian që shpreson Shqipëria  nuk mund të ketë vetëm një bazë ekonomike por duhet të përfshijë edhe respektimin e lirive themelore duke nisur nga liria e shtypit  dhe për të drejtën e qytetarëve për t’u infomuar,”

Më tej aty flitet për luftën e korrupsionit në sistemin e drejtësisë që po ndërmerr Shqipëria si pjesë e kushteve të Bashkimit Europian, duke vënë theksin në procesin e vettingut. RAI 3 ka intervistuar Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni na thotë se deri tani përmes vettingut janë larguar gjysma e magjistratëve pasi janë të papërshtshëm. Është një proces që quhet vetting , që është një nga kushtet për të hyrë në Evropë  që i është vendosur Shqipërisë, e cila ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë  edhe lidhur me lirinë e shtypit”, thuhet në kronikë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Para
E gjetën në kanal, humb jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë

E gjetën në kanal, humb jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë

Foto/ Jessica Biel bën këtë veprim në ditëlindjen e Justin Timberlake

Foto/ Jessica Biel bën këtë veprim në ditëlindjen e Justin Timberlake

Kurbin/16-vjeçari gjen vdekjen, shkoi të ndezë fishekzjarrin

FOTO/ E gjeten në kanal, kush është biznesmeni që ndërroi jetë në Bulqizë

TE FUNDIT

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
24 Maj, 2025

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me...

Lexo më shumë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
24 Maj, 2025

Në një ekonomi që përballet me sfida të vazhdueshme, pasuria e familjeve mbetet një tregues i rëndësishëm jo vetëm për...

Lexo më shumë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com