Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borell:BE do të angazhojë përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

2020/01/31 at 4:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borell:BE do të angazhojë përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, u shpreh gjatë të premtes në Beograd se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk na takon ne të vendosim se cilat do të jenë rezultatet përfundimtare, por i takon Beogradit dhe Prishtinës. Ne duhet të angazhohemi më shumë sesa në muajt e kaluar dhe për këtë kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Bashkimi Evropian duhet të emërojë një përfaqësues të posaçëm, i cili do të jetë shumë i angazhuar sepse unë nuk jam i sigurt nëse do të kem kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar dhe për ta shtyrë dialgoun përpara”, -tha Borell për takimit me presidentin serb.

Borell shfaqi shpresën se dialogu do të rifillojë së shpejti.

Ai tha se kur të ndodhë kjo, BE-ja do të jetë e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin.
I pyetur mbi përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Uashingtonit në bisedimet Prishtinë-Beograd, kreu i diplomacisë evropiane tha se nuk ka ndonjë dallim midis qasjes së Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara. Atje ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane. Vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, -tha Borell.

Në konferencën për media me Borellin, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të ulet në tryezë me Prishtinën kur kjo e fundit t’iu heqë taksën prodhimeve të importuara nga Serbia dhe të diskutojë për të gjitha çështjet thelbësore.

Vuçiç shtoi se Borell ia ka përsëritur qëndrimin e BE-së, se perspektiva evropiane e Serbisë nuk do të jetë e sigurt pa një zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën.

“I kam thënë hapur se kemi pasur shans për të bërë kompromis disa vite më parë, por tani çdo ide e tillë është e vrarë”,- tha Vuçiç.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëar vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë.

Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky proces, që ka nisur në vitin 2011 është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së.

Etiketa: Aleksandar VucicJosep Borell

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Basha: Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

Basha: Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

Koronavirusi/ Suedia dhe Rusia konfirmojnë rastet e para

Koronavirusi/ Suedia dhe Rusia konfirmojnë rastet e para

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com