Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputeti grek gris flamurin turk në PE, reagon ashpër ministri turk

2020/01/30 at 5:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti grek gris flamurin turk në PE, reagon ashpër ministri turk

Në një kohë kur Bashkimi Europian po promovon diversitetin dhe bashkëpunimin mes kombeve evropiane, pikërisht në institucionin e tij simbol të kësaj përpjekjeje ka ndodhur një skenë e rëndë.

Eurodeputeti grek, Ioannis Lagos ka grisur flamurin turk në Parlamentin Europian në shenjë proteste dhe kërcënimi për krizën e emigrantëve. Ish-anëtari i partisë neo-naziste, Agimi i Artë ka akuzuar Presidentin Erdogan se po lejon me qëllim kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt ishujve të Greqisë.

Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje. Përpara këtij diskutimi, presidenti turk kishte bërë apel se Europa duhet të gjente një zgjidhje për këtë krizë sepse Turqia është duke mbajtur mbi 3 milionë emigrantë dhe kërcënoi se nëse nuk do të kishte veprim atëherë ai do ti hapte atyre dyert.

Ioanis Lagos njihet si një nga figurat kryesore të ekstremit të djathtë në Greqi. Në mes të diskutimeve në sallën e PE ai grisi flamurin turk.

Pas kësaj ngjarjeje reagoi menjëherë qeveria greke e cila tha se distancohet plotësisht nga veprimet e neo-nazistëve.

”Greqia dënon në mënyrë më kategorike çdo veprim të fyerjes së një simboli kombëtar dhe në këtë rast simbolin kombëtar të Turqisë. Veprimet e papranueshme të përfaqësuesve të neo-nazizmit janë një largim nga traditat greke dhe evropiane dhe janë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj Agimit të Artë, i cili është në provë, dhe të cilën shoqëria greke e ka hequr nga Parlamenti me votën e saj, “, shkruhej në reagimin e ministrisë së jashtme të Greqisë.

Nuk mungoi as reagimi i ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili kërkoi reagim të menjëhershëm të PE dhe cilësoi personat përgjegjës si “fëmijët e prishur të Europës”

“Këto mendje raciste e dinë më mirë se kushdo tjetër si ne i shkatërrojmë dhe i hedhim në det ata që na sulmojnë flamurin tonë të madhërishëm. Fëmijët e prishur të Europës duhet ta dinë se ku e kanë vendin. Po presim nga Parlamenti Europian të marrë masa ndaj këtij kllouni” tha Cavusoglu. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Rajoni

Avokatët e ish-krerëve të UÇK ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

22 Korrik, 2025 5:37 pm
Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

22 Korrik, 2025 5:20 pm
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses
Rajoni

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses

22 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktualitet

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025 4:59 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq

22 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit

22 Korrik, 2025 4:31 pm
Autoritetet spitalore: 21 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë
Bota

Autoritetet spitalore: 21 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

22 Korrik, 2025 4:19 pm
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu
Aktualitet

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

22 Korrik, 2025 4:07 pm
Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet
Aktualitet

Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

22 Korrik, 2025 3:54 pm
SHBA do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua
Bota

SHBA do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

22 Korrik, 2025 3:40 pm
Para
Yuri Kim takim me prokurorët e SPAK: Mundësi të shkëlqyer për të …

Yuri Kim takim me prokurorët e SPAK: Mundësi të shkëlqyer për të …

Dëmet e tërmetit/ PD padi në SPAK për kryebashkiakë dhe ministra

Dëmet e tërmetit/ PD padi në SPAK për kryebashkiakë dhe ministra

Josep Borrell ‘thumbon’ SHBA në Kosovë, PDK bojkoton takimin

Josep Borrell 'thumbon' SHBA në Kosovë, PDK bojkoton takimin

TE FUNDIT

Avokatët e ish-krerëve të UÇK ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
22 Korrik, 2025

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme në rrjetet sociale një video nga Thethi, pas përfundimit të aksionit për...

Lexo më shumë

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses
22 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse...

Lexo më shumë

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona nga Universiteti Bujqësor të Tiranës, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com