Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lidhjet e Altin Hajrit me politikën

2020/01/29 at 9:40 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lidhjet e Altin Hajrit me politikën

Pengmarrja e Jan Prengës më 17 janar dhe më pas vrasja e tij, nxorën në skenë një nga grupet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi Hajri, me në krye Altin Hajrin janë të dyshuarit kryesorë sipas policisë për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës.


Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi të shkuarën e Altin Hajrit por dhe lidhjeve të tij me politikën. Në një video të publikuar sot nga gazetari, duket një ngjarje që daton në janar 2017 ku Altin Hajri arrestohet nga forcat e posaçme të Policisë së Durrësit pasi ndalohet me mjetin e tij luksoz në një lavash në zonën e Shijakut.

Lexo edhe: Hoxha publikon videon e arrestimit Altin Hajrit:U lirua me urdhër nga lart

Megjithatë, e shkuara e Hajrit tregon se ai ishte një nga eksponentët kriminal më të fuqishëm në trafikun e heroinës.

“Familja Hajri ka patur avantazh se nuk ka qenë i ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike. Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar.” tha Hoxha.

Sipas tij ky grup shfaqet gjithashtu në përgjimet e dosjes ‘339’ ku hetohet përfshirja e personazheve të botës së krimit me politikën. Në këtë kohë ky grup ka qenë “në koalicion me një nga partitë që qeverisnin vendin”, thotë Hoxha.

Gazetari zbulon se arrestimi i Altin Hajrit në vitin 2017 u mbyll pas disa orësh si histori pasi persona me pushtet politik ndërhynë për të garantuar lirimin e tij

“Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka patur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit. Para fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka bërë një operacion, ka ndodhur një ngjarje më shkëmbin zjarri në Shijak, pas vëzhgimeve policia ka organizuar arrestimin e tij në mënyrë sekrete dhe e kanë prangosur. Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë”, tha Hoxha.

Mbrojtja politike dhe mos goditja e aktivitetit kriminal i ka dhënë këtyre grupeve guximin për të kryer edhe pengmarrjen e Jan Prengës në mes të Kamzës gjatë ditës dhe ta zhdukësh atë.

Sot policia ka arrestuar një tjetër person të dyshuar se ka lidhje me këtë ngjarje duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.

Sipas policisë, 49-vjeçari ka mbetur i vdekur dhe kjo dëshmohet në kamerat e sigurisë së resortit dhe disa bizneseve ku shihet se të dyshuarit dalin me trupin e viktimës të mbështjellë me qese. Njëri prej tyre mban një lopatë në dorë, ndërsa trupi i viktimës futet në një furgon të bardhë.

Jan (Dod) Prenga dyshohet se është rrëmbyer pas vëllai i tij i burgosur në Britani është përfshirë në vjedhjen e një sasie kokaine nga një grup kriminal që është i lidhur me grupin Hajri.

Vëllai i 49-vjeçarit të rrëmbyer u ka kërkuar që mos flasin me policinë për këtë problem. Policia vijon ndërkohe kërkimet për trupin e viktimës, por të arrestuarit nuk kanë bashkëpunuar dhe kanë mohuar akuzat. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Kush është Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen në Kamëz

Hoxha publikon videon e arrestimit Altin Hajrit:U lirua me urdhër nga lart

Rinis emisioni Opinion, ndiqeni këtu në LIVE STREAM

Live Opinion - Si po ndryshon bukuria?

Shpërthim tritoli në Durrës

Shpërthim tritoli në Durrës
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com