Gjykatat shqiptare janë plotësuar me anëtarë të rinj për herë të parë pas vakancave të krijuara nga procesi i vettingut.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar 15 gjyqtarë të rinj në gjykatat e rretheve. Ata janë të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019.
Ceremonia e betimit të tyre u mbajt gjatë mbledhjes së radhës së KLGJ. Kryetarja Nureda Llagami tha se brezi i ri i gjyqtarëve ka kaluar në një verifikim të thelluar, të pasurisë dhe figurës përpara emërimit të tyre.
Gjatë mbledhjes së KLGJ u caktuan gjithashtu edhe pozicionet në gjykatat e vendit të 15 gjyqtarëve të rinj.
Lista e plotë dhe vendi i emërimit:
Znj. Erlanda Agaj caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Z. Marko Boshku caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Znj. Elisabeta Gjoni caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Znj. Klejda Çapja caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Z. Artur Prenga caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Z. Mirjan Mustafaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Znj. Kostandina Kuro caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Znj. Iva Zemani caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Znj. Enisa Shahini caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Znj. Ema Shaholli caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Z. Shkëlzen Liçaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Z. Xhevdet Lika caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Z. Ligoraq Toshi caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Z. Hazbi Balliu caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Z. Florin Demollari caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. /Opinion.al