Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “184”, Alibeaj: Arben Kraja minoi besimin tek SPAK

2020/01/29 at 12:17 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “184”, Alibeaj: Arben Kraja minoi besimin tek SPAK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar pas vendimit të SPAK për të kthyer në Prokurorinë e Dibrës dosjen “184”.


Në një dalje për mediat në selinë blu, Alibeaj është shprehur se me vendimin për të mos hetuar kryeministrin Edi Rama në dosjen “184”, kreu i SPAK, Arben Kraja minoi besimin në këtë institucion. Po ashtu, ai e ka cilësuar Krajan të dhe si shërbëtori i Ramës në drejtësi.

Ndër të tjera ish-deputeti tha; “Shërbimi ndaj partisë në pushtet u paralajmërua prej nesh, që kur u zbulua se drejtuesi i SPAK kishte qenë një hetues i zellshëm i regjimit komunist deri në grahmat e tij të fundit. Prandaj ne i kërkuam atij dhe një anëtari tjetër të SPAK, që u kap në foto me Ulsi Manjën e Partisë Socialiste, të hiqnin dorë për të ruajtur integritetin e Prokurorisë së Posaçme.”

Deklarata e plotë:

Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.
Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.

Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve në nivele të larta.

Duke mos lejuar SPAK-un të hetojë skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, duke mos lejuar të zbulohet zyrtarisht cili ishte roli i Edi Ramës, çfarë detyre i dha Damian Gjiknurit, sa para hodhën në fushatë për blerjen e votës dhe frikësimin e votuesve, cili është burimi i këtyre parave, cilat ishin grupet e drogës që përfshiu në zgjedhje Partia Socialiste, Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Juridikisht, nuk ka asnjë dilemë që Arben Kraja mashtron për llogari të Edi Ramës, kur thotë se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar Edi Ramën. Prokuroria e Posaçme u ngrit për një qëllim të vetëm – të çojë para drejtësisë politikanët që shkelin ligjin.

Politikisht, Partia Demokratike shpreh keqardhjen që, për shkak të drejtuesit të saj, shërbëtor të Edi Ramës, SPAK-u ka marrë një goditje të rëndë në imazhin si organ i pavarur.

Shërbimi ndaj partisë në pushtet u paralajmërua prej nesh, që kur u zbulua se drejtuesi i SPAK kishte qenë një hetues i zellshëm i regjimit komunist deri në grahmat e tij të fundit. Prandaj ne i kërkuam atij dhe një anëtari tjetër të SPAK, që u kap në foto me Ulsi Manjën e Partisë Socialiste, të hiqnin dorë për të ruajtur integritetin e Prokurorisë së Posaçme.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk do të paragjykojë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë.
Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e medha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët.

Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
Bota

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

3 Nëntor, 2025 10:32 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Para
Ndiqni LIVE emisionin Opinion

“Trupi i mbështjellë me qese të zeza”, çfarë kapën kamerat e sigurisë

A mund të infektohemi me Koronavirus përmes pakove që vinë nga Kina?

A mund të infektohemi me Koronavirus përmes pakove që vinë nga Kina?

Erdogan: Po humbasim durimin, Rusia nuk po zbaton marrëveshjet për Sirinë

Erdogan: Po humbasim durimin, Rusia nuk po zbaton marrëveshjet për Sirinë
















TE FUNDIT

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Auto-Skicë
3 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com