Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi qarkullonin me armë pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit policia sekuestroi një silenciator dhe një celular, që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.
Sipas informacioneve , në pranga kanë rënë dytë rinj të moshës 24 dhe 29-vjeç, që të dy banues në Fushë-Krujë.
Mësohet se, policia është vënë në ndjekje të automjetit tip “BMË”, por kur i riu kuptoj se po ndiqej nga autoritetet, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.
Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat “Armëmbajtja pa leje”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim./ Opinion.al