132 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani, ndërsa është konfirmuar se 5974 persona të tjerë janë të infektuar.
Lidhur me virusin vdekjeprurës, një grup kërkuesish në Australi dolën në një deklaratë të shumëpritur për shtyp, ku bënë me dije se kanë zhvilluar një version laboratorik të koronavirusit të ri, i pari i rikrijuar jashtë Kinës, zbulim ky që mund të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e vaksinës
Kërkuesit e Institutit “Peter Doherti” për Infeksionet dhe Imunitetin thanë se do e ndajnë mostrën, e cila u rrit nga një pacient i infektuar, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe laboratorë të tjerë të specializuar në mbarë botën.
“Ky është një hap, një pjesë nga “puzzle” për të cilin kontribuuam”, bëri me dije zv/drejtori i Instituti, Mike Catton, duke vënë në dukje se vetëm ky zhvillim i ri nuk mjafton.
Virusi i ngjashëm me atë të gripit shpërtheu në qytetin kinez të Ëuhan në fund të 2019. Edhe pse autoritetet izoluan provincën e Hubeit, e cila ka një popullsi sa ajo e Italisë, virusi është përhapur dhe në vende të tjera nga Franca në SHBA./ Opinion.al