11 ditë pas rrëmbimit të 49-vjeçarit Jan Prenga duket se kemi një panoramë më të qartë se çfarë ka ndodhur. Babai i katër fëmijëve pa precedentë penal u rrëmbye dhe më pas humbi jetën nga dhuna për shkak të vëllezërve të tij. Njëri prej vëllezërve të tij, ka qenë i përgjuar në Angli dhe i dyshuar si transportues droge, ose ndryshe korrier.
Ndërkohë është bërë e ditur se një grup kriminale me qendër në Shijak ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë. Më herët mësohet se ky grup ka mundur të çojë në Angli 60 kg kokainë. Lënda narkotike është futur përmes një porti në Angli dhe nxjerrësi i drogës ka qenë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli.
Ndërkohë në Dhjetor të vitit 2019 ky grup kriminal për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe ta çonte në territorin anglez ka përdorur sërish një prej vëllezërve Prenga. Kjo sasi droge, e cila ka dalë nga porti nuk është transportuar në destinacion nga njëri prej vëllezërve Prenga. Mungesa e drogës ka çuar në marrjen peng të Jan Prengës, vëllai i personit, i cili nuk dorëzoi në destinacionin e përcaktuar 283 kg kokainë.
Jan Prenga u mor peng në Kamëz nga persona që përdorën sende të forta dhe armë. Policia ka bërë të ditur se autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, mjet i cili është vjedhur. Arsyeja e pengmarrjes ka ndodhur së Jan Prengës ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga, i cili ndodhej në Angli të tregonte se ku e kishte fshehur drogën që nuk kishte dorëzuar.
Përmes pamjeve filmike është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin ‘Garden ‘në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamëz. Mendohet se Jan Prenga ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Prenga është nxjerrë i vdekur nga resorti, por trupi i tij ende nuk është gjetur.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar katër persona: Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri. Nga hetimet ka rezultuar se Jan Prenga u rrëmbyer pas konflikteve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri në Angli.
Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje vijon të jetë Altin Hajri. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e personave të arrestuar policia ka gjetur 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh./Opinion.al/