Koronovirusi deri ka shkaktuar vdekjen e 80 personave në Kinë, ndërsa rreth 3000 janë të infektuar dhe po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, shkencëtarët në Imperial College në Londër kanë vlerësuar se secili person i infektuar me koronavirusin që lindi në Wuhan, mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë.
“Ne vlerësojmë që, mesatarisht, secili rast të infektojë 2.6 (diapazoni i pasigurisë: 1.5-3.5) persona të tjerë, bazuar në një analizë që ndërthur vlerësimet tona të së kaluarës për madhësinë e shpërthimit në Wuhan me modelimin kompjuterik të potencialit dhe trajektoret e epidemisë. Kjo nënkupton që masat e kontrollit duhet të bllokojnë mbi 60% të transmetimit për të qenë efektiv në kontrollin e shpërthimit,”-thuhet në raport.
Kur bëhet fjalë për shpërthime, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik janë të shqetësuar se sa shpejt mund të përhapet një sëmundje dhe shkalla e vdekshmërisë së saj/ Opinion.al