Boeing ka përfunduar me sukses fluturimin e parë provë të aeroplanit më të madh në botë me dy motorë, modeli 777X.
Ky lajm vjen ndërsa firma përpiqet të forcojë imazhin pasi modeli i saj 737 Max u rrëzua dy here vitin e kaluar duke vrarë 346 njerëz.
Fluturimi u ngrit afër Seattle dhe zgjati katër orë. Dy përpjekje u pushuan këtë javë për shkak të erërave të mëdha.
Teste të mëtejshme janë të nevojshme para se avioni të hyjë në shërbim me kompaninë ‘Emirates’ vitin e ardhshëm.
Avioni për pasagjerë është 76.8 metra i gjatë dhe ishte parashikuar të ishte në qarkullim këtë vit por është vonuar nga disa vështirësi teknike.
777X është një version më i madh dhe më efikas i mini-jumbos 777 të Boeing. Karakteristikat e veçanta përfshijnë majat e palosshme të krahëve dhe motorët më të mëdhenj komercialë në botë.
Boeing thotë se ka shitur 309 aeroplanë të tillë me vlerë më shumë se 442 milion dollarë secili.
Avioni do të konkurojë me Airbus A350-1000 i cili mban në bord 360 pasagjerë.
Boeing ka qenë në krizë që nga aksidentet e 737 Max, të cilat ndodhën brenda pesë muajve nga njëri-tjetri, I pari në Indonezi në tetor 2018 dhe më pas në Etiopi marsin e kaluar.
Rrëzimi i 737 Max, i cili kishte qenë modeli më i shitur i Boeing, vlerësohet t’i ketë kushtuar tashmë kompanisë më shumë se 9 miliardë dollarë. /Opinion.al