Është identifikuar shqiptari i cili u ekzekutua gjatë mbrëmjes në Romë. Mediat italiane shprehen se viktima është Gentian Kasa. 43-vjeçari u vra me dy plumba pistolete, të cilat e kishin prekur në kokë dhe në gjoks.
Sipas mediave italiane referuar edhe burimeve të policisë, viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.
Shqiptari kishte takuar bashkëshorten e tij, por vetëm pak metra larg banesës ai u qëllua dy herë me pistoletë. Autoritetet Italiane shprehen se atentati ishte i mirëorganizuar, ndërkohë kanë nisur hetimet për kapjen e autorit.
Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet e 45-vjeçarit dhe kontaktet e fundit që ai kishte. Zona e vrasjes ndodhet në kufi me Tufellon, e cila përdoret më së shumti nga trafikantët e të gjitha llojeve të lëndëve narkotike, duke sjellë dhe një numër të lartë vrasjesh në këtë zonë.
Marrë shkas nga e shkuara e viktimës, hetuesit mendojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave. Autoritetet shprehen se po në këtë zonë, ka grupe kriminale që drejtohen nga shqiptarë, të cilët organizojnë shpërndarjen e lëndëve narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë./ Opinion.al