Ditën e sotme u mbajt në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve prezantimi i platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama shpjegoi dhe mënyrën e funksionimit të platformës, ndërsa shtoi se çdo familje do të mund të aplikojë në platformë duke marrë një kod përkatës.
Kryeministri tha se shtëpitë e reja në zonat rurale duhet të jenë antizismike të cilat do mund t’u rezistojnë lëkundjeve të tërmetit.
“Aspekti ligjor është adresuar plotësisht dhe tani gjitha proceset janë futur në rrugë paralelisht. Do të thotë që për të rindërtuar ne nuk mund të sillemi si individët që ndërtuan pa eleje vitet e mëparshme. Ne kemi nevojë për të planifikuar në bazë të të gjitha komponentëve teknike. Nëse themi do të ndërtojmë këtu në zonën e Thumanës apo Laçit ku projektet kanë avancuar, duhet të bëjmë një studim gjeologjik të terrenit. Në 60 ditë ne kemi bërë një volum pune që krahasuar me eksperiencat e vendeve të tjera, është një volum shembullor. Eksperienca e vendeve të tjera ka shumë pamje. Ne kemi Italinë fiqnje, një nga vendet më të industrializuara të botës, ka sot që flasim edhe shembuj të rindërtimit me një kapërcim cilësor në raport me tërmetin. Ka edhe shembuj që edhe pas 15 vjetësh, familjet ndodhen në kabina. Ky nuk do të jetë rasti ynë. E them këtë për të treguar se procesi është shumë kompleks. Paralelisht me studimet përkatëse pasi janë identifikuar në kohë rekord zonat e rindërtimit. Ne do të bëjmë shtëpi që do të bëjnë diferencën me të shkuarën. Në vend se të rindërtojmë në mënyrë të shpërndarë ashtu siç është ndërtuar rëndom në Shqipëri, por duam të krijojmë komunitete. Ka pasur komunikim me banorët që kanë humbur shtëpitë në zonat rurale dhe t’u themi pse ka një avantazh që të spostohen nga shtëpitë ekzistuese në qendërza në komunitet. Prona e tyre dhe që sot jetojnë në çadrën e ngritur në oborrin e shtëpisë, do të jetë pronë e tyre ndërkohë që do të marrin shtëpitë e tyre në një pronë që nuk është e tyre por që do të jetë e tyre. Nëse sot shtëpitë i kanë në distancë nga shërbimet. Shtëpitë e reja në zonat rurale duhet të jenë antizismike. Nëse ndodh një tjetër lëkundje e fortë, shtëpitë të jenë antizimike dhe ndërkohë të garantojnë cilësi jete. Pallatet të jenë shembullore nga pikëpamja e parametrave duke filluar nga antisizmikja. Shumë shpejt do të kemi modelet e zhvillimit, që do të thotë tipologjitë e shtëpive që do të ndërtohen në zonat rurale sipas volumeve arkitektonike të parashikuara për të garantuar një jetë më të mirë. Mjafton që familja të bëjë aplikimin dhe të marrin një kod dhe nga Smartfoni do të mund të ndjekë se ku është projekti i vet. Në program janë futur familje të padrejtë. Do të ndëshkohen. Ky nuk është një proces për të bërë qoka. Aspekti tjetër është aspekti i financimit”-tha Rama/ Opinion.al